Politike 9 Maj 2022, 16:49

Grupi i PD vendos të marr pjesë në procesin për të zgjedhur presidentin e ri

Shkruar nga Pamfleti
Grupi i PD vendos të marr pjesë në procesin për të

Grupi parlamentar i PD ka vendosur që të marrë pjesë në negociatat për presidentin e ri. Në fund të mbledhjes ka folur kreu i grupit Enkelejd Alibeaj, i cili i ka dhënë detaje nga takimi.

“Deputetët ranë dakord që të marrim pjesë në proces. E para për të hequr çfarëdolloj gjurme të hidhur të së shkuarës dhe për të cilat jemi bërë pishman. Pse nuk morëm pjesë në reformën territoriale. Hoqëm dorë nga zgjedhjet, etj. Jemi për tu përballur me sfidën”, tha ai.

Kreu në detyrë i PD, ka folur edhe për draftin që propozoi mbi kriteret që duhet të përmbushë presidenti i ri. Sipas tij, drafti u ndërtua mbi bazën e propozimeve të të gjithë deputetëve.

“Lidhur me draftin po bëj disa sqarime që janë të udhës. Ai ishte një draft që ka sintetizuar sugjerimet e çdo deputeti dhe besoj se është e udhës për këdo që për një proces të rëndësishëm të ketë kohë të japë sugjerime. Disa çështje dolën të rëndësishme në këtë mbledhje. Ajo që unë e kam thën në aspektin personal, deputetët e thanë që kjo mazhorancë nuk ka legjitimitetin të vendosë për presidentin. Ka 3 deputetë të Tom Doshit non grata, ka 2 të tjerët të Aqif Rakipit. Ka raportin e fundit të DASH që godet atë që është e lgjitimiteti i zgjedhjeve”, tha ai

Politike Alibeaj grupi PD