Politike16 Shtator 2019, 10:58

Grupi parlamentar demokrat padit qeverinë, Halit Valteri: PPP-të e Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren në kurriz të shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti

Grupi parlamentar demokrat padit qeverinë, Halit Valteri: PPP-të e Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren në kurriz të shqiptarëve

Grupi Parlamentar Demokrat Ka dorëzuar sot padi për PPP-të e rrugëve Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren.  Kallëzimi penal do të dorëzohet në Prokurorinë e Tiranës nga deputeti Halit Valteri

Sipas kallëzimit, organit të akuzes i kërkohet “fillimi i procedimit penal në funksion të veprave penale të parashikuara nga neni 258 i Kodit Penal “Shkelje e barazisë në tendera” dhe nenit 248 i  Kodit Rrugor Shqiptar, Autoriteti kontraktor deri tek vendimarrje e Këshillit të Ministrave lidhur me shkeljet penale të konstatuara që kanë të bëjnë me PPP për segmentin rrugor “Porti i Jahteve- By Pas- Orikum- Dukat dhe PPP për segmentin rrugor Milot-Balldren”. 

Kallëzimi vjen pasi maxhoranca socialiste rrëzoi me shumicë votash dekretet e Metës, që kthenin ligjet për rishqyrtim në Kuvend.

Në një prononcim për mediat Valteri u shpreh se ky kallëzim në organin e akuzës bëhet për të ndëshkuar grabitësisht.

Po vjedhin mln euro nga koncesionet e dy rrugëve. Po i ngarkojnë shqiptarëve një borxh publik”– u shpreh ndër të tjera Valteri.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike