Bota 9 Maj 2019, 12:13

Grusht shteti në shtetin kufitar me Shqipërinë, shpallen fajtorë të akuzuarit

Shkruar nga Pamfleti
Grusht shteti në shtetin kufitar me Shqipërinë, shpallen

Grusht shteti në shtetin kufitar me Shqipërinë, shpallen fajtorë të akuzuarit

Gjykata e Lartë në Podgoricë i shpalli fajtorë të 14 personat e akuzuar për planifikimin e rrëzimit të dhunshëm të Qeverisë malazeze, në tetor të vitit 2016, me qëllim parandalimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

“Qëllimi i tyre ishte rrëzimi i dhunshëm i pushtetit në Mal të Zi”, tha kryetarja e gjykatës, Suzana Mugosha. Autoritetet malazeze thonë se nacionalistë serbë dhe rusë kanë bërë komplot për të pushtuar parlamentin gjatë zgjedhjeve parlamentare, për të vrarë kryeministrin e atëhershëm, Millo Gjukanovic, dhe për të instaluar një udhëheqësi pro-ruse.

Të shpallurit fajtorë përfshijnë dy udhëheqës të opozitës pro-ruse malazeze, një tjetër malazez, nëntë shtetas të Serbisë dhe dy rusë që janë gjykuar në mungesë. Prokurorët kanë akuzuar dy oficerë të inteligjencës ushtarake ruse për organizimin e grushtshtetit të dyshuar. Kremlini ka mohuar se “mekanizmat shtetërorë rusë” kanë qenë të përfshirë.

Rajoni Grusht Shteti Mali i Zi