Sport 9 Tetor 2022, 17:10

Grushtet zhvendosen në Vlorë, degjeneron kampionati i boksit në Pallatin e Sportit “Flamurtari”

Shkruar nga Pamfleti
Grushtet zhvendosen në Vlorë, degjeneron kampionati i boksit në

Grushtet zhvendosen në Vlorë, degjeneron kampionati i boksit në Pallatin e Sportit “Flamurtari”

Finalet e kampionatit të boksit në Pallatin e Sportit “Flamurtari” në Vlorë, të planifikuara të luheshin paraditen e sotme, pritet të nisin pas orës 14:00. 

Kjo për shkak të një incidenti të ndodhur pasditen e djeshme, ku Flamurtari pretendonte për një padrejtësi. Kjo ka sjellë irritimin e boksierëve si dhe tifozëve, ndërsa është dashur ndërhyrja e Policisë të qetësonte situatën. Por, Tirana dhe Teuta janë tërhequr nga gara bashkë edhe me gjyqtarët e takimit. Në fund është vendosur që dy ndeshjet e mbetura të luheshin sot paradite, por kjo gjë nuk ndodhi. 

Federata vendosi që finalet të luhen pas orës 14:00 por pa tifozë. Mbetet për t’u parë nëse Tirana dhe Teuta do të vazhdojnë garën apo kanë vendosur të tërhiqen përfundimisht. 

Kujtojmë se edhe një vit më parë kampionati kombëtar i boksit, i zhvilluar në Shkodër u mbyll para kohe me shfaqje të shëmtuara dhune, teksa pallati i sportit u shndërrua në arenë për përleshje jashtë ringut. 

Sport finalet e kampionatit të boksit Flamurtari