Sport15 Tetor 2018, 09:15

Guardiola bën dallimin mes Messi-t e Ronaldos, spanjolli i habit të gjithë

Shkruar nga Pamfleti
Guardiola bën dallimin mes Messi-t e Ronaldos, spanjolli i habit të

Numri një i Manchester City-t, Pep Guardiola, foli në lidhje me dy fenomenët botërorë Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo. Ai mendon se jemi me fat që po jetojmë në epokën e tyre.

Trajneri katalanas shton se edhe ylli i Juventusit, Ronaldo, është një prerje mbi gjithë të tjerët. “Leo është një “kafshë” konkurruese dhe e egër, – u tha Pep gazetarëve në “Festival dello Sport”. – Kjo i ndihmon të tjerët të jenë konkurrues. Ai e urren humbjen dhe luan me të njëjtën dëshirë sikur ishte fëmijë.

Në ndeshjet e mëdha, nëse ekipi e ndihmon, Messi bën dallimin. Së bashku me Cristiano Ronaldon na kanë bërë të jetojmë (dhe po e jetojmë) një epokë të dy fenomenëve. Ata kanë kaluar 10 vite duke shënuar nga 50 gola secili në sezon. Kjo është e pabesueshme. Nuk ndodh një vit, por rregullisht vit pas viti, gjithnjë e më shumë”.

Sport Cristiano Ronaldo Leo Messi Pep Guardiola