Sport16 Maj 2022, 19:31

Guardiola mesazh skuadrës së Armando Brojës: Fitoni 4-0 me Liverpulin!

Shkruar nga Pamfleti
Guardiola mesazh skuadrës së Armando Brojës: Fitoni 4-0 me

Guardiola mesazh skuadrës së Armando Brojës: Fitoni 4-0 me Liverpulin!

Pep Guardiola nuk e bën dramë barazimin me Uest Hemin, ndërsa thotë se Mançester Siti do të ishte i detyruar në çdo rast që të hynte në fushë për ta fituar ndeshjen e fundit kundër Aston Vilës. 

Tani e vetmja mënyrë që Mançester Siti mund ta fitojë kampionatin pa u vënë në presion në sfidën e fundit, është që Sauthemptoni i Brojës të fitojë përballë Liverpulit në sfidën e së martës. 

“Ishte shumë e vështirë. Uest Hemi është i jashtëzakonshëm në goditjet standarde dhe në tranzicione. Edhe pse do të kishim dashur të fitonim, një barazim na e lë sërish në dorë dhe ne do të provojmë ta fitojmë titullin me familjen tonë. Nuk mund të prisnim një skenar tjetër me këtë Liverpul. Ata janë thuajse një skuadër perfekte. Nuk prisnim ta fitonim titullin tre, katër apo pesë javë përpara.

Të dyja skuadrat kemi bërë një sezon të jashtëzakonshëm. Ne nuk do të shohim rezultatet e askujt tjetër (Sauthempton-Liverpul), do të përpiqemi vetëm të fitojmë ndeshjen tonë. Mesazhi im për Sauthemptonin: ‘Mundeni Liverpulin 4-0!’Jam shumë i sigurt se ‘Etihad’ do të jetë plot dhe ata do na mbështesin. Lojtarët do të japin jetën”, deklaroi trajneri i “Qytetarëve”. 

Sport Pep Guardiola trajneri i Mançester Sitit