Sport26 Janar 2019, 09:22

Guardiola ngre flamurin e bardh: Reali e Barça, tjetër nivel

Shkruar nga Pamfleti
Guardiola ngre flamurin e bardh: Reali e Barça, tjetër nivel

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur në lidhje me merkaton e skuadrës së tij, por dhe tregun në përgjithësi. Ai nuk mendon se klubi i tij ësht╒ i vetmi që bën shpenzime kolosale në merkato, pasi Reali dhe Barcelona janë të pakapshme.

“Çmimet e transferimeve dhe pagat e lojtarëve janë rritur shumë, – tha katalanasi. – Pasi Neymar kaloi te PSG, gjithçka në këtë drejtim u rrit në nivele të pabesueshme. Për fat të keq, kjo është arsyeja pse kemi shpenzuar shumë për të ndryshuar ekipin (moshën mesatare).

“E kam thënë shumë herë, është e pamundur të luftojmë kundër Barcelonës dhe Real Madridit në merkato, edhe për prestigjin që kanë si klube. Lojtarët duhet të marrin vendimet e tyre, kur nuk duan të vijnë, kjo është për shkak se synojnë një vend tjetër. Ka mundësi të tjera dhe ne do të përpiqemi, nëse besojmë se kemi nevojë për lojtarë në atë pozicion.”

Sport Manchester City Pep Guardiola