Sport 1 Gusht 2018, 19:07

“Guardiola nuk është i çmendur”, – deklarata e befasishme

Shkruar nga Pamfleti
“Guardiola nuk është i çmendur”, – deklarata

Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë fajtorë për inflacionin që i kanë shkaktuar tregut botëror të futbollit, sipas shefit të Bayern Munich Karl-Heinz Rummenigge.

“Guardiola tha se kishte planifikuar të blinte disa lojtarë të tjerë por më pas ka ndryshuar mendjen pasi nuk do të bëhet pjesë e kësaj çmendurie,” shprehet Rummenigge për Merkur.

“U befasova në fillim, por më pas thash se do të ishte e mrekullueshme po të ishte e vërtetë.

“City dhe PSG kanë prishur tregun global me inflacionet e tyre. Jo Real Madrid, që nuk ka shpenzuar fare këto vite, që vërteton se nuk ke pse bëhesh pjesë e çmendurisë për të fituar Champions League.

“Edhe ne atë rrugë ndjekim.”

Sport Bayern Munchen Pep Guardiola