Bota 4 Qershor 2018, 08:39

Guatemala mbulohet nga vullkani ”Fuego”, 25 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur (Foto-Video)

Shkruar nga Pamfleti
Guatemala mbulohet nga vullkani ”Fuego”, 25 të vdekur dhe

Guatemala mbulohet nga vullkani ''Fuego'', 25 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur (Foto-Video)

Shpërthimi i vullkanit ‘’Fuego’’ mnë Guatemala i ka marrë jetën 25 personave dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.

Vullkani ka hedhur gurë, tym dhe hi nlë qiell. Sipas BBC-së një lumë llave goditi fshatin El Rodeo duke shkatërruar shtëpi dhe la të djegur njeërzit brenda banesave.

 Po ashtu aeroporti ‘’La Aurora’’ është mbyllur. Kjo është hera e dytë brenda këtij viti që shpërthen ky vullkan. Autoritet bëjnë thirrje për evakuim të banorëve që jetojnë pranë vullkanit.

Sipas ekspertëve, ky shpërthim është më i madh që nga viti 1974.

Presidenti Jimmy Morales po konsideron shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Ne mendojmë se mund të ketë një gjendje shkatërrimi në të paktën tre zona,” tha ai.

Sergio Cabañas, kreu i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive (Conred) i tha një radioje lokale se një lumë lave kishte ndryshuar kursin drejt El Rodeo.

“Për fat të keq, El Rodeo u varros dhe ne nuk kemi qenë në gjendje të arrijmë në La Libertad për shkak të lavës dhe ndoshta ka njerëz që kanë vdekur gjithashtu atje”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bota Guatemala vullkani ''Furgo''