Sport30 Dhjetor 2018, 11:20

Guri e mbyll si mos më keq, klubi merr vendimin për të

Shkruar nga Pamfleti
Guri e mbyll si mos më keq, klubi merr vendimin për të

Sindrit Guri gjen golin e parë zyrtar në Belgjikë, hapet rruga e suksesit për shkodranin

Viti 2018 nuk po mbyllet edhe aq mirë për Sindri Gurin. Një fillim i shkëlqyer me Kukësin, një transferim që dukej i goditur te Ostende e më pas një krizë para porte e cila ka vënë në vështirë sulmuesin.

Sipas informacioneve nga Belgjika, Ostende ka nxjerrë në shitje sulmuesi shqiptar dhe që tani ka gjetur zëvendësuesin e 25-vjeçarit shkodran.

Klubi është vënë në kërkim dhe ka gjetur Tom De Suter, një sulmues 33-vjeçar belg me shumë eksperiencë i cili ka luajtur në ekipe të ndryshme në Belgjikë e jashtë saj duke shënuar me rregullsi.

Sport Belgjike Sindrit Guri