Sport29 Qershor 2018, 14:36

Guri e nisi mbarë, flet si belg: Ja sa gola dua të shënoj!

Shkruar nga Pamfleti
Guri e nisi mbarë, flet si belg: Ja sa gola dua të shënoj!

Sindrit Guri prezantohet te Ostende, gjigandi shqiptar merr intersin e medias belge (fotot)

Sulmuesi Sindrit Guri e nisi si duhet aventurën me ekipin belg të Ostendit. Ai shënoi dy gola në fitoren e ekipit të tij 2-1. Shkodrani e nisi nga stoli, por arriti t’i dhuronte skuadrës së tij fitoren. Lojtari foli për Sport Ekspres në lidhje me aventurën e tij. 

Sindrit nuk kishte mënyrë më të mirë për të debutuar te Osdende, me dy gola në miqësoren e parë, ku edhe pse u aktivizove nga stoli i dhe fitoren skuadrës…

Ishte ndeshja e parë dhe doja të paraqitesha sa më mirë, pavarësisht se nuk kishte asnjë lloj presioni te unë. Dëshiroja të paraqitesha sa më mirë për veten, edhe pse me klubin jam bashkuar vetëm më datën 25 dhe nuk kisha kohë mjaftueshëm. Megjithatë arrita të shënoja dy gola, që edhe pse ishte thjeshtë miqësore ishin të vlefshëm sepse skuadra po humbiste, por e përmbysëm rezultatin dhe fituam 2-1. Unë dua të vazhdoj kështu dhe të ndihmoj ekipin.

Si u ndjeve me ekipin, si të pritën te Ostende dhe çfarë përshtypje ke nga përshtatja në lojë pas miqësores?

Mendoj se jam përshtatur mirë. Djemtë e  ekipit janë mjaft të mirë, janë në moshë të re dhe ambientimi bëhet më i lehtë. Përsa i takon ndeshjeve, nëse unë mundohem të jap më të mirën edhe ata do të punojnë për mua, në mënyrë që të shënoj sa më tepër gola. Për momentin nuk mu krijua ndjesia se kemi mospërshtatje, tashmë të shohim si do të vijojë në ndeshjet e tjera miqësore që do të kemi.

Një sulmues duhet të shënojë, por çfarë pritshmërie kanë shprehur trajneri apo drejtuesit e klubit?

Për aq kohë sa erdhën deri në Shqipëri për të më vëzhguar dhe u ulëm në bisedime, klubi këtë interes ka. Dëshira që shfaqën për të më afruar mjafton për mua. Ostende më ka blerë për të shënuar sa më tepër gola dhe unë për këtë ndodhem këtu. Kjo është e rëndësishme, golat.

U aktivizove nga stoli, por dhe menjëherë sinjalet se dëshiron të jesh protagonist dhe titullar. Kampionati në Blegjikë nis në fund të korrikut, a beson se do të jesh titullar në javën e parë?

Mendoj dhe shpresoj që do t’ia arrij. Por, duhet të jap më të mirën dhe po punoj çdo ditë që ta bind stafin teknik se e meritoj të jem pjesë e formacionit. Shoh edhe nivelin këtu dhe besoj se kjo është diçka mëse e arritshme.

Çfarë synimi i ka vënë Sindriti vetes për sezonin e ri, për një sulmues përcaktohet një kuotë e caktuar golash…

Të gjithë i vendosin vetes objektiva. Synimi im është që të realizoj pak a shumë 15 gola. Mendoj që kjo do të ishte një shifër e mjaftueshme për mua, por edhe mëse e arritshme.

 

Sport Belgjike Shkodra Sindrit Guri