Sport 7 Shtator 2018, 23:27

Guri: Më mbeti peng që nuk u rrëzova, do merrja penallti

Shkruar nga Pamfleti
Guri: Më mbeti peng që nuk u rrëzova, do merrja penallti

E nisi si titullar, emocion më të madh nuk mund të ketë për një lojtar. Ish-sulmuesi i Korabit dhe Kukësit e nis si titullar në kombëtare, sukses fantastik për shkodranin. 

“Ndihem shumë mirë dhe do mundohem të jap më të mirën të kap Kombëtaren. Edhe sot dhashë më të mirën dhe do të provoj ta bëj gjithmonë. Fituam një ndeshje dhe shpresoj të vijë goli, që sot mungoi por besoj se vjen shpejt.

“Më mbeti pishman që nuk u rrëzova te njëri rast ku më pengoi mbrojtësi. Ishte 100% penallti dhe bëra shumë gabime që nuk u rrëzova. I njjti mbrojtës më ka shkaktuar penallti edhe në miqësore kur luajtëm ndaj Haifas.

“Ndërrimi? Të them të drejtën nuk e prisja direkt por janë vendim të trajnerit dhe bëri mirë, pasi ndrsyhoi loja. Për mua pak rëndësi ka kush luan pasi është ekip kombëtar. Suksesi i ekipit është mbi të gjitha. Çdo lojtar ka kohën e vet”, u shpreh Guri. 

Sport Kombëtare Sindrit Guri