Aktualitet24 Gusht 2022, 08:21

· Kryesore

Shkruar nga Pamfleti

Është për keqardhje se si institucionet e rëndësisë se veçantë si Banka Qendrore kanë ende apo udhëhiqen nga mendësi jo institucionale me mendësi të miqve të përbashkët e me veprime joformale të tilla çfarë edhe e paraqesin në të vërtetë guvernatorin aktual dhe e shpalosin psikologjinë e ikjes nga përgjegjësia nëpërmjet denoncimit të Shtetit të tij tek ambasadat e huaja.

Pas dërgimit të letrës ambasadave të huaja, respektivisht Shteteve të Quint-it, nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti dhe zbulimit të kësaj letre nga mediumi kallxo.com, si duket shpërtheu një luftë që vetëm ekzistonte ndërmjet grupeve të interesit, e cila ishte mbajtur larg syve të publikut.

U denoncua e gjithë veprimtaria antiligjore e binomit Fehmi Sokol apo guvernatorit Mehmeti dhe zëvendësguvernatorit të BQK-së Sokol Havolli, të cilët u emëruan në këto pozita si pasojë e kompromiseve ndërmjet LDK-së dhe PDK-së.

Është sinjifikativ fakti i potencimit në këtë letër nga vet Guvernatori arsyeja që ai prezanton në këtë letër për mos shkarkim të zv.guvernatorit të kundërligjshëm gjoja se është dëshmitar kyç në procesin e arbitrazhit që po zhvillohet lidhur me padinë e ushtruar nga Lute Credit.

Sipas kësaj logjike të Guvernatorit personalizohet një proces Ligjor thuajse një individ mund të jetë garanci për fitim ose humbje kontesti dhe duke lënë mundësinë të nënkuptohet humbja e kontestit në rast mungese të individit me emrin Sokol që në mënyrë të kundërligjshme e ushtron funksionon e guvernatorit.

Banka Qendrore është institucion i pavarur dhe si e tillë është paraparë dhe përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e në kuadër të organizimit të saj ka edhe Departamentin Ligjor, por është tejet e pakuptueshme dhe joligjore se si mundësi të ketë rëndësi individi në një proces gjyqësor me shumë se faktet e çështjes e të cilat gjykohen në proces gjyqësore sipas rregullave procedurale. Kjo paraqet një mungesë të theksuar të kuptimit të pozitës që ka guvernatori dhe funksionit që ushtron dhe organizatën që udhëheq. Guvernatori sikur tenton që në rast humbjes të arsyetohet në të ardhmen me largimin e zv.guvernatorit duke e anashkaluar faktin se ka apo s’ka drejt ligjore paditësi gjë që do të vërtetohet me vendimin final që do e nxjerrë Arbitrazhi ndërkombëtar.

Është për keqardhje se si institucionet e rëndësisë se veçantë si Banka Qendrore kanë ende apo udhëhiqen nga mendësi jo institucionale me mendësi të miqve të përbashkët e me veprime joformale të tilla çfarë edhe e paraqesin në të vërtetë guvernatorin aktual dhe e shpalosin psikologjinë e ikjes nga përgjegjësia nëpërmjet denoncimit të Shtetit të tij tek ambasadat e huaja.

Guvernatori i BQK-së Fehmi Mehmeti dhe Zv/Gurvenatori Sokol Havolli, për të shpëtuar pushtetin e tyre mbi këtë institucion, në emër të pavarësisë institucionale kanë eliminuar dhe përjashtuar kohë më parë zërat kundër tyre dhe shkeljeve ligjore. Drejtoresha e Departamentit të Licencimit dhe Standardizimit në BQK, Albulena Xhelili Berisha, në një letër dërguar vitin e kaluar pati paralajmëruar ambasadat e shteteve të huaja, se sikurse ajo janë edhe së paku 6 të punësuar të tjerë që kanë paditur Bankën Qendrore të Kosovës për shkelje të drejtave themelore./ Pamfleti

Kryesore