Bota 8 Gusht 2022, 10:58

Guvernatori i Luhanskut akuza forcave armike: Po dërgojnë fëmijët ukrainas në Rusi!

Shkruar nga Pamfleti
Guvernatori i Luhanskut akuza forcave armike: Po dërgojnë

Guvernatori i Luhanskut akuza forcave armike: Po dërgojnë fëmijët ukrainas në Rusi!

Guvernatori i provincës Luhansk, Serhiy Haidai thotë se trupat armike (rusët) vazhdojnë të deportojnë fëmijët ukrainas nga ky rajon drejt Rusisë.

“Moska po tenton të krijoj kushte të favorshme për veten duke intensifikuar ofensivat. Vetëm gjatë natës së kaluar, ata goditën me shtatë raketa – kryen dy sulme ajrore – shkrepën nga artileria, përdorën mortaja e tanke”, shtoi Haidai.

Sipas tij, “gjatë 7 gushtit rusët sulmuan gjashtë qendra strehimi përgjatë kufirit në rajonet e Luhanskut dhe Donetskut. Për të përmirësuar pozicionet taktike, armiku edhe një herë po organizon ofensivë në rajonin Verkohonkamyansky”.

Vlen të theksohet se, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, është zotuar se do të ndërpresin bisedimet me Rusinë, nëse vazhdojnë me mbajtjen e referendumeve në rajone të ndryshme të Ukrainës. Ai ishte i prerë në fjalimin e tij se as edhe një pëllëmbë të territorit të Ukrainës, nuk do t’ia japin Rusisë.

Bota #lufta në Ukrainë