Anti-Mafia24 Janar 2023, 10:59

Guvernatori  Sejko e Kryeministri Rama po inskenojnë ri-shitjen e hotel “Dajti”, bosët gati për kulla

Shkruar nga Pamfleti
Guvernatori  Sejko e Kryeministri Rama po inskenojnë ri-shitjen e

Guvernatori  Sejko e Kryeministri Rama po inskenojnë ri-shitjen e hotel “Dajti”, bosët gati për kulla

Godina 8760 m2 dhe trualli 10 280 m2, do shiten me çmim shpronësimi/ Nuk dihet se cilëve do t’u jepet kjo sipërfaqe, por prej 13 vitesh, Banka e Shtetit paguan 312 milionë lekë ne vit për qira zyrash te kompleksi i kullave “Halili”, duke e lënë qëllimisht gërmadhë godinën e hotel “Dajti”, të  blerë fiktivisht në vitin 2010 me vlerë 30 milionë USD, që i zhdukën Berisha, Bode e Fullani…

Një informacion i ardhur në “Pamfleti” nga Ministria e Ekonomi-Financave, bën me dije se ish-hotel “Dajti” do ri-shtet përsëri, pas 13 vitesh blerje e mbajtje gërmadhë, me justifikimin se do bëhej zyra për Bankën e Shtetit.

Godina me bazë ndërtimi 8760 m2 dhe krejt trualli me sipërfaqe 10 mijë e 280 m2 të cilat janë pronë shtetërore; me këtë shitje që do bëjë Banka është menduar t’i jepet privatit për kulla.

Pavarësisht se Banka nuk ka tagër ligjor ta shesë ndërtesën, mbasi është pronë publike në inventar pronësor të Ministrisë së Ekonomi Financave, guvernatori Gent Sejko ka filluar skenarët e shitjes, ndërsa ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj po i thotë “Ok” në heshtje.

Këtë skenar, Guvernatori Gent Sejko e ka filluar me gjoja propozimin nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës, për ta shitur si “godinë pa efiçencë”, ku një ndër propozuesit është Ritvan Bode, i cili më 12 maj 2010 bëri pazarin me Sali Berishën e Ardian Fullanin dhe zhdukën 30 milionë dollarët  e shit-blerjes  fiktive.

Duke qenë pronë e pushtetit qendror, këtë herë, aktorët që do ta ri-shesin kompleksin ish-hotel “Dajti” pas 13 vitesh lënie gërmadhë qëllimisht, janë 3 të tjerë: Kryeministri Rama, ministrja Ibrahimaj dhe guvernatori Gent Sejko.

Veçse me dy ndryshime: në vitin 2010, hotel “Dajti” u shit dhe u ble mes institucionesh të shtetit, për të zhvatur 30 mijë USD Berisha- Bode- Fullani, të maskuar pas motivit se Banka e Shtetit kishte nevojë për godinë zyrash shtesë që të punonte në mjedise të bollshme.

Ndërsa tani, do t’i shitet privatit, me justifikimin se Banka e Shtetit nuk ka nevojë e interes për godinën e ish-hotel “Dajti”, dhe me argumentin e Bablokut, për të zhvilluar zonën me ndërtime të reja moderne, kur godina e këtij hoteli është “Monument Kulture”.

Mirëpo thasët e miliardave të zeza të korrupsionit, oligarkëve e trafikantëve të kullave, kanë më shumë fuqi se ligji dhe do ta rrafshojnë edhe godinën e hotel “Dajti”.

Shitja e ndërtesës dhe truallit, nuk do bëhet me çmim tregu të lirë, që të mos fitojë shteti, por me çmim shpronësimi që të fitojë privati, ku patjetër do kenë pjesë shefat e Bankës dhe të Qeverisë.

Nuk dihet se cilëve do t’u jepet kjo sipërfaqe, por prej 12 vitesh, Banka e Shtetit paguan 312 milionë lekë ne vit, për qira zyrash te kompleksi kullave “Halili”, duke lënë qëllimisht gërmadhë godinën e hotel “Dajti” që e bleu për zyra.

Kullat që do ndërtohen, janë skenar i zinxhirit të kullave te ish-godina qëendrore e BKT dhënë firmës “Fusha’, si dhe te zona 3000 m2 pronë publike mes hotel “Dajti” e Katedrales, blerë nga qeveria “Berisha” për gjoja godinën e Gjykatës së Lartë, por u ndërtua kulla “MET Building Tirana”, për të vazhduar me kulla te selia e PD dhe zona e parlamentit./Pamfleti

Anti-Mafia “Pamfleti” #bosët gati për kulla #Guvernatori  Sejko e Kryeministri Rama po inskenojnë ri-shitjen e hotel “Dajti”