Bota 2 Janar 2019, 08:51

Habit deputeti shqiptar me deklaratën: Me u veshë bukur je kurvë, me u veshë keq je katundare

Shkruar nga Pamfleti

Habit deputeti shqiptar me deklaratën: Me u veshë bukur je kurvë, me u veshë keq je katundare

Deputeti e Kosovës, Milaim Zeka nga Nisma Socialdemokrate shpesh e kemi dëgjuar teksa flet për kodin moral të shqiptarëve.

Zeka gjatë një interviste për media, gjatë fundvitit ka folur pikërisht për kodin moral dhe për besën tek shqiptarët.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Ai thotë se, kodi moral nuk përcaktohet me marrëdhënie seksuale, ashtu qysh e përcaktojnë shqiptarët.

Sipas tij, moral është diçka tjetër, por shqiptarët e lidhin rreth uqkurit.

Zeka shprehet se në asnjë vend tjetër nuk ka sikurse në Kosovë, pasi këtu paragjykohen femrat.

“Unë kam folur për çështjen e kodit moral, për besën. Kodi moral nuk përcaktohet me marrëdhënie seksuale, qysh e përcaktojnë shqiptarët. Moral është kur të them në këtë kohë takohemi edhe të pres, moral është kur ti më ke borxhe edhe më thirr në telefon më thua më fal unë e di që të kam borxhe, por nuk po mundem me t’i kthyer. Te shqiptarët, morali lidhet rreth uqkurit. Dhe, nuk e di a ka ndonjë vend më primitiv të Ballkanit, çoftë edhe në Afrikë që paragjykohet femra, si në Kosovë. Femra është tepër e paragjykuar, me u veshë bukur je kurvë, me u veshë keq je katundare. Pastaj, mungesa e qytetërimit në këtë vend e bën këtë ndasinë qytetarë katundar”, ka thënë Zeka.

Rajoni