
Habit deputeti shqiptar: Pi 50 kafe në ditë, 10 në moment (Video)
Ka bërë xhiron e rrjetit një video ku shihet deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha, i cili ka pirë brenda minutit dhjetë kafe njëra pas tjetrës.
Berisha ka qenë i pranishëm në emisionin “Gjesi” në T7, prej nga ku u shpreh se pi deri në 50 kafe në ditë dhe siç duket, është një konsumues i çmendur i tyre.
Ndonëse kafeja nëse konsumohet në sasi të mëdha thuhet se shkakton probleme në shëndet, deputeti kosovar duket se nuk e ka problem.