Sport26 Korrik 2018, 12:15

Habit Guardiola: I lumtur për humbjen me Liverpool-in

Shkruar nga Pamfleti
Habit Guardiola: I lumtur për humbjen me Liverpool-in

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, foli pas humbjes së skaudrës së tij në miqësore kundër Liverpool-it me rezultatin 2-1. Ai është shumë i kënaqur me ekipin e tij, pavarësisht se nuk ia doli mbanë që të fitonte. 

“Është e pabesueshme ajo që kemi bërë. I dominuam 75 minutat e para, edhe pse luanim me mungesa dhe kundër skuadrës që luftoi për Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar. Jam aq krenar, jam i lumtur që jam trajner i këtyre djemve për këtë arsye.

Në pjesën e fundit të lojës, Liverpool solli një cilësi të pabesueshme dhe meritonte të shënonte gola. Por, performanca jonë ishte e pabesueshme, sidomos në pjesën e parë. Lojtarët me një moshë mesatare 18-19 vjeç ishin aq të mirë”, – u shpreh Guardiola. 

 

Sport Manchester City Pep Guardiola