Sport 1 Nëntor 2018, 18:25

Habit Guardiola, kërkon rezervën e Barcelonas

Shkruar nga Pamfleti
Habit Guardiola, kërkon rezervën e Barcelonas

Portieri i Barcelonas, Jasper Cillessen, tashmë është lodhur. Holandezi erdhi te Barcelona me qëllimin për të luftuar për një vend si titullar, ka parë se duhet të mjaftohet vetëm me ndeshjet e Kupës prej tre sezonesh.

Ish-lojtari i Ajax ishte pranë largimit këtë verë, por çmimi i lartë që iu vendos nga Barça, beri të largoheshin skuadrat e interesuara, si Liverpool, Arsenal dhe Milan.

Tani, duket se Manchester City dhe Pep Guardiola do t’i shkojnë në ndihmë portierit të Barçës. Trajneri spanjoll, i cili nuk ka në dispozicion Claudio Bravo-s për arsye dëmtimi, është i shqetësuar për formën e dobët që po kalon portieri titullar Ederson. Cillessen-it do t’i pëlqente një transferim në Premier League dhe për më tepër te një ekip i madh, ku do të kishte mundësinë të luftonte për një vend në formacionin titullar.

Sport Barcelona Pep Guardiola