Bota19 Janar 2023, 12:21

Habit Zelensky me deklaratën: Nuk jam i sigurt se Putini është gjallë

Shkruar nga Pamfleti

Volodymyr Zelensky

Presidenti Volodymyr Zelensky nuk është plotësisht i sigurt se diktatori rus Vladimir Putin është ende gjallë.

Kështu ka deklaruar, Zelensky gjatë një fjalimi në Forumin e Ekonomik të Davosit ku po flitej për situatën në Ukrainë.

“Unë nuk e kuptoj fare mirë se me kë të flas dhe për çfarë. Nuk jam i sigurt se presidenti rus, i cili ndonjëherë shfaqet kundër një tv me ekran të gjelbër, është në të vërtetë ai [i duhuri]. Nuk e kuptoj fare nëse ai është gjallë ose nëse ai merr vendime, apo kushdo tjetër që merr vendime atje.Cili grup njerëzish [mund të marrë ndonjë vendim në Rusi]?Unë nuk kam një informacion të tillë.

Nuk e kuptoj fare se si mund t’u premtosh liderëve evropianë një gjë dhe të nesërmen të nisësh një pushtim të plotë të një vendi. Unë thjesht nuk e kuptoj me kë kemi të bëjmë. Kur themi “bisedime për paqen”, nuk e kuptoj fare mirë me kë [duhet të negociojmë].

Ne po flasim me ju tani: ju e dini saktësisht se kush jam unë, dhe unë e di saktësisht se kush jeni ju. Ka dëshmitarë për faktin se ne jemi gjallë. Dhe edhe nëse flasim për gjëra të ndryshme, mund të arrijmë një konsensus.

Më duket se Rusia duhet së pari të gjejë “dikë” dhe më pas të sugjerojë “diçka.” , tha Zelensky.

Bota #️Putin Zelensky