Deputetja e opozitës së re, njëherazi edhe kryetare e Komisionit për Integrimin Evropian, Rudina Hajdari së bashku me deputeten socialiste Mirela Kumbaro kanë shkuar në një vizitë zyrtare në Francë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hajdari shkruan se gjatë takimeve ka marrë mbështetje për hapjen e negociatave.
“Gjatë takimeve u diskutua mbi procesin e integrimit Evropian te Shqipërise dhe mundesisë se hapjes se negociatave me Bashkimin Evropian. Ne te gjitha takimet u mor mbeshtetja e plotë për hapjen e negociatave si dhe u konsiderua i rendesishëm bashkepunimi në fushën sigurisë si dhe ne fusha të tjera të përbashkëta”, shkruan Hajdari.