Një pjesë e informacionit mbi lëvizjen e parave të incineratorëve është në duart e Lulzim Bashës. Disa banka i kanë kaluar komisionit hetimor lëvizjen e parave në llogaritët e Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe të gjithë eksponentëve të mafies politike të përfshirë në këtë aferë. A do të tregojë Lulzim Basha se si janë vjedhur paratë në SPAK apo do ta përdorë informacionin për të rritur pazarin për veten e tij?
Banda e aferës 400 milionë euro me incineratorët është në panik. Edhe nëse anëtarët grupit grabitqar nuk do të arrestohen një nga një nga SPAK, ata për herë të parë, po dalin para shqiptarëve si hajdutë të kapur në flagrancë duke ndarë më njëri-tjetrit paratë publike.
Ngritja e komisionit hetimor nga Partia Demokratike për vjedhjen më flagrante në historinë e pluralizmit në Shqipëri, ka zbuluar lëvizjet e një pjese të parave publike, pasi kanë kaluar në llogaritë e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.
Dyshja Zoto-Mërtiri, të përfshirë në afera deri në Zimbabve, janë fasada e koncesionit mafioz me incineratorët. Eksponentë të mafies politike, me miratimin e Edi Ramës, kanë ngritur me paratë publike biznesin e fabrikave të djegies së plehrave, në emrin e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.
Vjedhja është e paprecedentë, pasi Zoto dhe Mërtiri, pa futur dorën në xhep, u bënë me një biznes me vlerë qindra mijëra euro, me paratë e shqiptarëve. Afera është denoncuar nga KLSH dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, nga media dhe është konstatuar edhe nga SPAK, por SPAK nuk lëshon urdhër-arrestet pasi i implikuar është vetë Babloku me bandën e tij.
Komisioni hetimor u kërkoi bankave që të tregonin lëvizjet e parave publike, pasi kanë kaluar në llogaritë e kompanisë fantazmë të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Komisioni kërkoi edhe lëvizjet e parave në llogaritë bankare të ministrave dhe kryetarëve të bashkive të implikuar, pra të të gjithë grupit politik që ka përdorur dyshen Zoto-Mërtiri për të vjedhur paratë. Menjëherë për kërkesës së komisionit hetimor, bankat u kërcënuan nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri si dhe nga eksponentë politikë, që të mos jepnin informacion për lëvizjet në llogaritë e tyre, me justifikimin se po nxirrnin sekrete. Në fakt halli i tyre ishte që të mos zbulohej vjedhja.
Disa banka refuzuan presionin, duke i kaluar komisionit hetimor informacionin për lëvizjen e parave publike që kanë kaluar në llogaritë grupit të hajdutëve, por vetëm në ato llogari bankare që anëtarët e grupit kanë në ato banka. Disa banka të tjera kanë refuzuar informacionin. Informacioni i dhënë nga bankat që refuzuan presionin e bandës së incineratorëve, ka kaluar në duart e Jorida Tabakut dhe më pas të Lulzim Bashës. Informacioni për lëvizjen e parave në duart e Bashës është i mjaftueshëm për SPAK që të urdhërojë arrestimet e para për vjedhjen dhe ndarjen e parave publike, edhe pse ky informacion nuk është i plotë.
Kjo është edhe arsyeja se pse banda e incineratorëve është përfshirë nga paniku. Në vijim do të paraqesim detaje tronditëse se ku kanë përfunduar paratë e shqiptarëve, pasi kanë kaluar në llogaritë kompanisë fantazmë të dyshes famëkeqe Zoto-Mërtiri./Pamfleti