Aktualitet14 Janar 2019, 16:35

“Hajt se po i fusim në burgje”! Zbardhen përgjimet e reja që ‘fundosin’ ish-deputetin socialist, VOA:

Shkruar nga Pamfleti

"Hajt se po i fusim në burgje"! Zbardhen përgjimet e reja që 'fundosin' ish-deputetin socialist, VOA: Testimi u bë me listat e partisë (Video)

Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko ekspozojnë farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga drejtoresha e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga, sipas VOA.

Në një video të bërë publike në Facebook, VOA paralajmëron se në orës 18:00 do të dalë materiali i plotë me përgjimet për ish-drejtorin e burgjeve.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

NJË PJESË NGA PËRGJIMET E PUBLIKUARA NGA VOA

0672088814: O Gerti gjithçka është e bllokuar nga Kryeministri, edhe nuk e di kur do zhbllokohet. Ata janë në listë, o tani o në Shtator. Këta të tjerët janë në listën e fierit, kështu janë. Unë pres që nëse pasnesër do më pyes sa veta do fusësh, 250 nga 1 tek 250. Unë se di ca do thot ai tashi

0692876209: E kuptoj…

0672088814: Ki parasysh se Lushnja nuk ka asnjë vend boshe. Fier ka 20 vende dhe kane sjell 200 veta..

0692876209: E di vlla

0672088814: Testimi këtë herë u bë me 1358 veta dhe ishin të gjithë listat e partis…

0692876209: E kuptoj

0672088814: E kishin të qartë ata, hajt se po i fusim në burgje.

 

Aktualitet Arben Çuko pergjimet e reja