Bota11 Janar 2023, 10:11

Hakerat "Anonymous" vijojnë sulmet në Serbi, mbyllen 40 webfaqe gjatë 72 orët e fundit

Shkruar nga Pamfleti
Hakerat "Anonymous" vijojnë sulmet në Serbi, mbyllen 40

Anonymous dhe grupe të tjera të hakerëve kanë nisur sulme kibernetike ndaj uebfaqeve të qeverisë serbe.

Sipas një njoftimi në Twitter, sulmet janë duke u bërë në ‘shkallë të plotë’ si pjesë e fushatës #OpSerbia.

Sipas Twitt-it të fundit të Anonymous, më shumë se 40 web-faqe serbe janë hequr nga interneti në 72 orët e fundit.

“JUST IN: Kolektivi #Anonymous dhe grupet e tjera të hakerëve kanë nisur sulme kibernetike ‘në shkallë të plotë’ në faqet e internetit të qeverisë serbe, si pjesë e fushatës #OpSerbia. Më shumë se 40 uebfaqe serbe janë hequr në 72 orët e fundit”, shkruan grupi Anonymous në Twitter.

Grupi i hakerëve “Anonymous” javën e kaluar ka lëshuar një kërcënim edhe në drejtim të presidentit serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me tensionet e regjistruar së fundmi në Kosovë.

Përmes një videomesazhi, Anonymous shprehet se Kosova nuk është pa mbështetje dhe fton në këtë mënyrë Serbinë që të heqë dorë nga veprimet kërcënuese.

 “‘Anonymous’ nuk është një grup i vogël i pafuqishëm i njerëzve për ta injoruar. Ne jemi të organizuar, globalisht aktivë, kolektiv i individëve me mendësi të njëjtë dhe mesazhi ynë do të jetë i qartë.

Nëse nuk i ndaloni veprimet e rrezikshme në Kosovë, njerëzit e Kosovës nuk janë pa mbështetje. Ne jemi ‘Anonymous’. Ne jemi Legjion. Ne nuk falim. Ne nuk harrojmë. Na prisni neve”, thuhet në postim.

Rajoni #Hakerat "Anonymous" vijojnë sulmet në Serbi