Politike23 Shtator 2022, 11:18

Hakerat iranianë bënë “kërdinë”, justifikohet Çuçi: Asnjë vend nuk i përballon i vetëm sulmet kibernetike!

Shkruar nga Pamfleti
Hakerat iranianë bënë “kërdinë”,

Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi i pranishëm në programin ‘EU4LEA’ për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri’ është justifikuar sërish për sulmet e fundit kibernetike që goditën sistemet qeveritare dhe TIMS.

Ai u shpreh sot se asnjë vend nuk i përballon dot i vetëm sulmet kibernetike, e jo më një vend si Shqipëria.

Duke folur në një tryezë me përfaqësues të Drejtësisë dhe Bashkimit Europian, ai tha se sfidat për policinë tani kanë ndryshuar, nga krimi i organizuar dhe terrorizmi te sulmet kibernetike.

“Të gjithë ndajmë të njëjtin opinion që sfidat në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit, janë shumë komplekse. Mjafton të përmendim situatën e pazakontë që po përballet sot Policia dhe agjenci të tjera të qeverisë me sulmin kibernetik. Nëse deri dje ka qenë lufta klasike e institucioneve ligjzbatuese për fenomene si krimi i organizuar, lufta kundër drogës dhe terrorizmit, për të cilat kemi krijuar stabilitet lidhur me bashkëpunimin me partnerët, tani po përballemi me luftra të reja siç është lufta kibernetike. Ky sulm na tregoi që asnjë vend nuk mund të përballojë i vetëm këto fenomene, e jo më një vend i vogël në zhvillim siç është Shqipëria”, tha Çuçi.

Politike Çuçi Sulmet kibernetike