Bota25 Janar 2023, 22:16

Hakerat rusë “hakmerren” ndaj vendimit të Gjermanisë për të dërguar tanket në Kiev, sulmojnë faqet qeveritare  

Shkruar nga Pamfleti
Hakerat rusë “hakmerren” ndaj vendimit të Gjermanisë

Grupet e hakerëve pro-ruse nxorrën jashtë linje disa faqe qeveritare gjermane këtë të mërkurë, në përgjigje të vendimit të Berlinit për të dërguar tanke në Ukrainë, pavarësisht se agjencia kibernetike e Gjermanisë BSI tha se sulmi kishte shumë pak efekt.

Aktualisht, disa faqe interneti nuk janë të aksesueshme. Aktualisht nuk ka indikacione për efekte të drejtpërdrejta në shërbimin përkatës dhe, sipas vlerësimit të BSI-së, këto nuk priten nëse merren masat e zakonshme mbrojtëse,” tha BSI në një deklaratë, raporton Reuters

Grupi i hakerave Killnet tha se po synonte faqet e internetit të qeverisë, bankat dhe aeroportet me një fushatë të koordinuar, me anë të sulmit (DDoS), një sulm i cili relativisht nuk është i sofistikuar, pasi thjesht rrit nivelin e trafikut nëpër website duke shkaktuar bllokimin e tij për disa kohë për shkak të trafikut të lartë .

Sot pasdite disa aeroporte gjermane raportohet se kanë pasur probleme. Grupi i hakerëve Killnet bëri thirrje në kanalin e tij Telegram për një “sulm të përgjithshëm ndaj Gjermanisë” nën hashtagun #DeutschlandRip. Grupi më pas publikoi listat e objektivave të mundshëm, duke përfshirë vetë Deutsche Bank, faqet e qeverisë dhe ministrive, vendet e policisë dhe të tjera.

Gjermania tha të mërkurën se do të furnizojë Ukrainën me tanket e saj Leopard 2, duke kapërcyer dyshimet për dërgimin e armatimeve të rënda që Kievi i sheh si vendimtare për të mposhtur pushtimin rus, por Moska e konsideron si një provokim të rrezikshëm.

Bota #Faqet gjermane #Sulmoj Ruset