Aktualitet14 Nëntor 2022, 13:43

Hakerët nxorën e-mailet e Helidon Bendos, Artan Hoxha: Duan të tregojnë objektivin, dimri do jetë i vështirë!

Shkruar nga Pamfleti
Hakerët nxorën e-mailet e Helidon Bendos, Artan Hoxha: Duan të

Hakerët iranianë kanë publikuar mbrëmjen e djeshme të tjera e-maile të kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo. Gazetari investigativ Artan Hoxha shprehet se duhet të nxirren mësime nga ky sulm, pasi dëmet janë të mëdha. Mes të tjerash Hoxha ka paralajmëruar se hakerët do të publikojnë të dhëna të tjera.

“Hakerët kanë vazhduar duke u përmbajtur në një grafik, çdo fillim jave publikojnë të dhëna. Janë korrekt me oraret. Ne e kemi quajtur si shpartallim të shtetit virtual të Shqipërisë. Do kemi një dimër të vështirë, ata po tregojnë sa thellë kanë hyrë dhe sa të pambrojtur janë shqiptarët.” tha Hoxha.

Gazetari Hoxha theksoi se hakerët kërkojnë të përcjellin një mesazh dhe të tregojnë se kush është objektivi kryesor i tyre.

“Duhen para pikat e dobëta për të parë funksionimin. Ata kanë nxjerrë e-mailet e Shefit të Shërbimit Informativ Sekret. Imagjino se ku kanë arritur ata. Ky shefi është në SHBA prej një viti. Ata kanë marrë çfarë u është dashur dhe çfarë jo. Hakerët i selektojnë dhe tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë” tha Hoxha.

“Në e-maile që kanë marrë, janë që ka dërguar dhe që ka marrë nga palë të tjera. SHISH duhet të bëjë dhe njëherë nga e para. Duhet të tërheq agjentët jashtë. Me këto informacione tregojnë objektivin real të tyre. Objektivat i kanë strategjike, se hapën edhe e-mailet e Drejtorit të Përgjithshëm, Nano.” përfundoi gazetari.

Aktualitet #Hakerat irainanë Artan Hoxha helidon bendo