Aktualitet22 Shtator 2022, 09:48

Haklaj: Berisha dhe Meta tentuan të vrisnin Bashën me 8 janar

Shkruar nga Pamfleti
Haklaj: Berisha dhe Meta tentuan të vrisnin Bashën me 8 janar

Azgan Haklaj, ish-deputeti i Partisë Demokratike

Azgan Haklaj, ish-deputeti i Partisë Demokratike thotë se Sali Berisha dhe Ilir Meta ishin të interesuar për vrasjen e Lulzim Bashës për ta marrë PD me dhunë.

Haklaj u shpreh se edhe protesta e 8 janarit ishte një tentativë për të vrarë Bashën.

“Çfarë ndodhi në 8 janar, ishte një tentativë tjetër për të vrarë Bashën. Berisha tha se po shkojmë të shpëtojmë selinë nga vëllazëria myslimane e Tetovës, ndërkohë që aty nuk kishe asnjë tetovar apo asnjë nga Mali i Zi. Ishin të gjithë demokratë të PD. Berisha hodhi akuza për t’i dhënë karaktere fetar brenda PD. Më 8 janar kishim grusht shteti. Basha mbylli dyert për të shmangur dhunën”, tha Haklaj në një intervistë për Euronews Albania.

Protesta e 8 janarit 2022 është një nga më të çuditshmet,  për vetë faktin se ishte hera e parë në historinë e pluralizmit politik  në Shqipëri, zhvillohej një protestë e tillë në ambientet e një selie partie nga anëtarët e po këtij subjekti.

Berisha mblodhi militantët e tij dhe tentoi të marrë me dhunë selinë blu.

Për shkak të trazirave që ndodhën nga mbështetësit e Berishës, për të shuar përplasjet mes palëve ndërhyri edhe Policia e Shtetit.

Kryesore Azgan Haklaj Basha Berisha Meta

Aktualitet

·

20 Shtator 2022, 07:0907:09Aktualitet

·

20 Shtator 2022, 07:0907:09Aktualitet

·

20 Shtator 2022, 07:0907:09Aktualitet