Politike29 Gusht 2018, 13:28

Hakmarrje ndaj Berishës? Rama i beson Reformën Zgjedhore ish-deputetit të PD, e shkarkoi Saliu për ligjin e përgjimeve

Shkruar nga Pamfleti
Hakmarrje ndaj Berishës? Rama i beson Reformën Zgjedhore ish-deputetit

Janë zbuluar emrat e ekspertëve që po shkruajnë draftet për reformën zgjedhore, mes të cilëve tërheq vëmendje emri i ish-deputetit deputetit të PD, Viktor Gumi, i propozuar nga PS. Emrat janë zbuluar nga Report Tv, ku nga radhët e opozitës është propozuar Ilir Rusmajli. I propozuara i PS, Viktor Gumi, ka qenë deputeti i PD në legjislaturën 2009-2013, ndërsa më pas është përjashtuar nga lista e selisë blu nga Sali Berisha.

Fakti që PS i beson ish-deputetit Gumi Reformën Zgjedhor duket si një hakmarrje e kryeministrit Edi Rama ndaj Sali Berishës, i cili kohët e fundit është afruar gjithnjë e më shumë me Ilir Metën, duke braktisur Lulzim Bashën, të cilin 2019-a mund ta gjejë krah Ramës.

Viktor Gumi ka qenë mes anëtarëve të PD-së në Komisionin e Ligjeve të ndëshkuar nga Sali Berisha për një nen të ligjit të përgjimeve. Ata e rrëzuan këtë nen, pasi shumëfishohej me 29 herë mundësia e përgjimeve të qytetarëve. Gumi asokohe sqaroi se pas këtij veprimi të tyre, Berisha i përjashtoi nga kandidimi për zgjedhjet e 23 qershorit të 2013 deputetët demokratë të Komisionit të Ligjeve.

“Komisioni i Ligjeve evidentoi se në këtë ligj shumë sensitiv nuk ka rregulla loje dhe për sa kohë ato mungojnë, pashmangshmërisht abuzimi është evident. Projektligji i paraqitur në atë kohë për mendimin e Komisionit të Ligjeve shkonte në drejtimin e kundërt.

Ligji për përgjimin parandalues nuk përcakton kategorinë e veprave penale për të cilat ai lejohet. Ligji për përgjimin e telekomunikimeve, përderisa nuk liston kategorinë e veprave penale për të cilat kryhet, lejon këdo dhe në çdo kohë të jetë subjekt i këtij përgjimi.

Kjo është një praktikë unike në Europë dhe në thyerje të çdo standardi të kërkuar nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut. (Vendim i Gjykatës së Strasburgut Kennedy v UK).

Në kontrast të thellë me ligjin tonë, p.sh. në ligjin gjerman vetëm një nen për këtë gjë është dy faqe e gjysmë i gjatë. Ligji nuk përcakton kategorinë e personave që i nënshtrohen këtij përgjimi.

Edhe në këtë aspekt eksperienca jonë është unikale”, thoshte në 2014 gjatë prononcimit për mediat Viktor Gumi. Ndërkohë që Reforma Zgjedhore prej kohësh ndodhet në ngërç, pasi palët nuk kanë arritur marrëveshje për disa cështje, mes tyre votimin e emigrantëve dhe kërkesen e opozitës për votimin dhe numërim elektronik.

Politike Edi Rama reforma zgjedhore Sali Berisha viktor gumi