Bota28 Mars 2022, 17:01

Hakmerret Putin/ Moska fut Shqipërinë në listën e shteteve “armike” dhe ndalon udhëtimin e shqiptarëve në Rusi

Shkruar nga Pamfleti
Hakmerret Putin/ Moska fut Shqipërinë në listën e shteteve

Rusia pritet të ndalojë futjen e shtetasve shqiptarë në territorin e saj. Në kuadër të sanksioneve që ka marrë Perëndimi, Moska ka vendosur të hakmerret dhe Shqipëria është mes dhjetra shteteve të cilat Moska i cilëson si “vende jomiqësore”, e për pasojë do të ketë bllokime vizash.

Lajmi është dhënë nga ish gazetari i Radio Televizionit shtetëror rus, Jonny Tickle. “Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka njoftuar se Moska po përgatit një dekret për të kufizuar hyrjen e qytetarëve të “vendeve jomiqësore” në Rusi. Lista përfshin BE, MB, SHBA, Ukrainë, etj”, tha ai në Twitter, duke postuar dhe listën e shteteve

Duke folur në një takim me partinë politike Rusia e Bashkuar në Moskë, Lavrov tha se dekreti përkatës është duke u hartuar. “Ky akt do të sjellë një sërë kufizimesh për hyrjen në territorin e Rusisë”, tha ministri.

Ndërsa “Tass”, raporton se më 7 mars, qeveria ruse publikoi një listë të vendeve “jo miqësore”. Sipas dekretit të publikuar në faqen e qeverisë, lista përfshin Shqipërinë, Andorrën, Australinë, Britaninë e Madhe, vendet anëtare të BE-së, Islandën, Kanadanë, Lihtenshtajnin, Mikronezinë, Monakon, Zelandën e Re, Norvegjinë, Korenë e Jugut, San Marinon, Maqedoninë e Veriut, Singaporin, SHBA-në, Tajvanin, Ukrainën, Malin e Zi, Zvicrën dhe Japoninë. /Pamfleti/

Bota armik Rusi Shqiperi