Sport 2 Tetor 2022, 17:07

Haland dhe Foden shkëlqejnë me tripletë, Mançesteri vishet blu, tifozët braktisin stadiumin që në pjesën e parë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Haland dhe Foden shkëlqejnë me tripletë, Mançesteri vishet

Haland dhe Foden shkëlqejnë me tripletë, Mançesteri vishet blu, tifozët braktisin stadiumin që në pjesën e parë (Video)

Derbi i Mançesterit foli vetëm për Sitin, i cili fitoi me rezultatin e thellë 6-3 përballë Junajtid. 

Sfida foli për “Qytetarët” që në fillim, të cilët gjetën golin e parë me Foden që në minutën e 8. Deri në fund të pjesës së parë, Siti shënoi dhe tre herë të tjera, me Haland dhe Foden sërish. 

Në minutën e 64, sulmuesi norvegjez shënoi tripletën e tij personale, ndërsa 9 minuta më vonë, ishte Foden që bëri të njëjtën gjë. 

Nga ana tjetër, për “Djajtë e Kuq” shënuan vetëm Antoni dhe Marsial dy herë, ndërsa për Ronaldon nuk pati asnjë minutë. 

Ky ishte derbi i parë për Erik Ten Hag, i cili shkoi në mënyrën më të keqe për teknikun holandez, teksa skuadra e Guardiolës vazhdon të jetë në vendin e dytë në renditje me 20 pikë, një më pak se Arsenali. 

"They've seen enough…" ? pic.twitter.com/mA0eO5RzV7

— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) October 2, 2022

Sport