Sport 5 Nëntor 2022, 18:39

Haland i dhuron fitoren Mançester Sitit në frymën e fundit, spektakël në ndeshjen Lids Junajtid-Burnmuth

Shkruar nga Pamfleti
Haland i dhuron fitoren Mançester Sitit në frymën e fundit,

Haland i dhuron fitoren Mançester Sitit në frymën e fundit, spektakël në ndeshjen Lids Junajtid-Burnmuth

Përfundojnë ndeshjet e javës së 14 në Premier Ligën Angleze. Mançester Siti merr fitoren e 3 radhazi në kampionat, duke mundur 2-1 Fulhamin dhe renditet në vendin e parë. Pritej të ishte një takim i vështirë

“Qytetarët” kaluan në avantazh në minutën e 17 me Alvarez, pas një asisti të Gyndogan. Në minutën e 26, mbrojtësi i Sitit , Kançelo ndërhyri ashpër në zonë dhe për arbitrin nuk pati aspak dyshime, duke akorduar penallti. 11-metërshin e mori përsipër Pereria dhe e ekzekutoi me mjeshtëri.

Erling Haland u aktivizua në pjesën e dytë dhe dërgoi në festë tifozët në “Etihad” në fundin e takimit, pasi “tundi rrjetën” me penallti.

Fitore e çmendur 4-3 për Lidsin, që e mbylli pjesën e parë në disavantazh 3-1 kundër Burnmuthit. Feston edhe Brajtoni, që triumfoi 3-2 në fushën e Ullvërhempton, me vendasit që mbetën me 10 lojtarë në fundin e pjesës së parë, pas kartonit të kuq të marrë nga Semedo. Ndeshja tjetër, Notingham Forest-Brentford u mbyll në barazim 2-2.

Sport Fulham Lids Junajtid Mançester Siti Premier Liga