Sport 1 Tetor 2019, 14:38

Halili e kishte seriozisht, e pëson i pari te Tirana pas derbit

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, paralajmëroi direkt pas humbjes në derbi kundër Partizanit se do të merrte masa në klub dhe do të kishte ndryshime. Numri një i klubit nuk ka vonuar dhe ka nisur të veprojë menjëherë duke ndryshuar organikën e klubit.

I pari që e ka pësuar është drejtori i stadiumit Ksenofon Haskoçela. “Selman Stërmasi” dështoi në organizimin e ndeshjes dhe futja e banderolave, por sidomos hapja e gropave për të vendosur lëndët plasëse përballë tribunës së të kuqve kanë tërbuar Halilin.

Abc News bën me dije se presidenti e ka pezulluar nga detyrat dhe për shkak të dijenisë së tij në lidhje me situatën. Drejtori i stadiumit nuk ka vënë në dijeni policinë për ngjarjen, ndërsa ka lejuar tifozët të futen natën për të rregulluar koreografinë.

Rezultate imazhesh për ksenofon haskocela


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport Refik Halili Tirana