Ish-deputeti i PD Halim Kosova ka “thumbuar” përmes një gjuhe ironike kreun e Komisionit të Verifikimit të Kandidaturave në selinë blu, Genc Ruli. Ndërsa ka rrëfyer për emisionin “A Show” një episod se si i është mbyllur dera në PD, Kosova tregon se si është skualifikuar nga dy drejtuesit Genc Ruli dhe Bujar Nishani.
Që kur e sheh në fytyrë, të jep një largpamësi, një zemërgjerësi, një dritë për të ardhmen e vendit, të jep entuziazëm dhe këtë nuk e di… Komentin më të gjatë do e jap pas vitit të ri, se ka hapësirë për pas vitit të ri. Le të presim gjelin e Detit kësaj here”, deklaron Halim Kosova, duke ironizuar Rulin.
Ndërsa i referohet Bujar Nishanit, ai ironizon se si një politikan me dy palë penevrek i thotë se Kosova është i lodhur dhe duhet gjak i ri në PD.
“Njerëzit janë të zhgënjyer dhe ky nuk është vetëm faji i qeverisë por edhe i opozitës që nuk krijon besim. Kanë humbur besimin, kur marrin njerëzit çantat dhe ikin nuk është faji vetëm i qeverisë. Nuk jam për ta shkallmuar PD-në, por me mënyrën time do të jem faktor vendimtar që të krijoj besim. Ju më bëtë një pyetje qëparë, po e modifikoj pak.
Shkova dhe trokita tek dera e PD, i thashë unë kam mundësi të ndihmoj në Sektorin Shëndetësor. Kam mundësi të ndihmoj në pastërtinë e figurës. Kam mundësi të bëj vizita falas, ta shoh Sistemin shëndetësor cep më cep. Mirëpo dera ishte e mbyllur. I rashë i rashë, s’u përgjigj njeri. Duke ikur dëgjoj sikur kishte zëra. Kthehem edhe një herë edhe i bie më fort, që hape se jam unë. Kur nga mbrapa një zë, as burrë as grua: ‘Ik tha se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin’.
Faktikisht ky komision mua më ka seleksionuar. Ky komision thotë që kam dy karakteristika të këqija, e para nuk shaj PS-në, turp i madh sikur kam shkuar me sha unë aty,e dyta është sipas Nishanit, që pavarësisht (do më falni 100 herë që po e them) të kesh dy palë penevrek, ça i thonë pampersa në prapanicë, edhe të thuash që ky është i lodhur edhe të thuash do jap gjak të ri, kontribut në PD, se di s’i mund të ndodhë kjo”, shprehet ai.