alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

“Hambarët” KESH, OSHEE e OST në duart e mafies shtetërore, që prej 20 vitesh zhvat miliona Euro; drejtësia e “fikur”

18/10/2021, 10:19
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A
“Hambarët” KESH, OSHEE e OST në duart e mafies shtetërore, që prej 20 vitesh zhvat miliona Euro; drejtësia e “fikur”

“Hambarët” KESH, OSHEE e OST në duart e mafies shtetërore, që prej 20 vitesh zhvat miliona Euro; drejtësia e “fikur”

Dosja “CEZ”, skenar kriminal ekonomiko-financiar gjigand, realizuar nga Berisha-Meta-Rama/ Lëmshi i krijuar me copëzimin e sektorit energjetik në 3 kompani, u bë qëllimisht, për të realizuar e maskuar vjedhjet me gjoja humbje në rrjet, çmime të larta në bursë, eksporte të lira për shkak ofertash të ulëta, me tendera fiktivë, me zhdukje dokumentesh financiare që nuk hetohen, me kontrata false dhe me borxhe e subvencioane krizazh fantazma, si kjo e njoftuar dhe zhdukur brenda 2 ditësh me “shkop magjik” nga kryeministri

Kryeministri Rama dha alarmin për krizë të rëndë energjitike e rritje çmimesh, ndërsa pas dy ditësh e zhduku krizën si me “shkop magjik”; duke dhënë lajmin, se nuk do ketë rritje çmimesh për familjarët, mbasi qeveria do marrë 200 milionë Euro borxh për t’ia dhënë “ndihmë” KESH-it e OSHEE-së.


-Lexo edhe:

Pse Sali Berisha nuk ka qenë kurrë te varri i Havzi Nelës dhe si po shkel mbi gjakun e tij?!

“Jam çun i Pazarit të Ri, i bie më të fortit”/ Meta kërcënon Ramën për dosjen e Sigurimit: Nuk porosis unë njerëz, do të thyej vetë në mes

Por Rama, nuk flet për moçalin korruptiv energjitik në Shqipëri, të krijuar nëpërmjet fijeve të zeza në kupolën shtetërore, me grupet mafioze serbe, ruse, austriake, kosovare, boshnjake e bullgare në rajon e Azi; të cilët prej mëse 20 vitesh së bashku, kanë vjedhur e po vjedhin miliardat e këtij sektori super-fitimprurës.

Hajdutëria e ka startin në KESH, kompani përgjegjëse për prodhimin, importin, eksportin, transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, si i vetmi ent monopol shtetëror i rrjetit energjitik, në administrim 100% nga Ministria e Energji-Infrastrukturës.

Kjo skemë vjedhjeje, ka nisur nëpërmjet një lëmshi që është bërë qëllimisht nga mafia qeveritare, me copëzimin e sektorit të energjisë në 3 kompani, të etiketuara “Shoqëri anonime” me vetë-administrim, ku shteti jo vetëm qëndron kukull, por dhe u financon vjedhjet.

Më 9 prill 2004, u krijua Operatori i Sistemeve të Transmetimit (OST),  ndërsa më 8 qershor 2007, shpërndarja e energjisë elektrike për shitje të konsumatori, iu kalua OSHEE.

Pra, KESH si magazinier i prodhimit dhe importit të energjisë, ka “deleguar” dy funksione në OST e OSHEE, për transmetimin e energjisë dhe shpërndarjen e saj; ose më saktë për shitjen, ku në 1 dorë, përfshihet sasia që hidhet në treg, faturimet dhe pagesat që bëjnë konsumatorët.

Të ardhurat dhe pagesat nga import-eksportet të sasisë së energjisë, që KESH i kalon OST-së e OSHEE-së për shtje te konsumatori, janë lejuar nga qeveria, të raportohen me “qark” të mbyllur vetëm brenda kupolës së KESH, sikur kjo është kompani private e jo pronë shtetërore.

Po kështu, dhe të ardhurat që transmetohen nga OST dhe nga shitja e energjisë te konsumatori, mbahen të detajuara në bilance konfidenciale brenda kupolës së OST e OSHEE, ndërsa në ministrinë që është pronare e saj, raportohen vetëm si bilance globale për treguesit furnizim-fitim-humbje-shpenzime.

Jo vetëm KLSH, por dhe auditimet e brendshme të Ministrisë së Ekonomi-Financave, KESH, OST e OSHEE, kanë konstatuar se gjatë këtyre 20 viteve, ka pasur lëmsh dokumentesh financiare, blerje energjie me çmim 4-6 herë më të lartë, përdorim fondesh e të ardhurash jashtë sektorit energjetik, madje dhe zhdukje miliardash nga libri i kontabilitetit.

Në vitin 2009, grupi çek “CEZ” bleu 76% të aksioneve të OSHEE, pra të kompanisë shqiptare që shpërndante energjinë elektrike tek konsumatori dhe mblidhte pagesat; koncesion për të cilin pagoi 109 milionë Euro.

Para se CEZ ta blinte, bilanci i OSHEE “u pastrua” nga borxhet; dhe blerësi i ri, bleu një kompani “llokum” pa asnjë qindarkë detyrim, që vetëm do të arkëtonte faturat e shitjes, ndësa borxhet i mori përsipër KESH (shteti).

Ky kalim borxhi, nuk u hetua asnjëherë nëse ishte real apo ishte sajesë, për të vjedhur subvencionin që shteti i dha KESH-it, si “dorëzan” i OSHEE, mbasi “duart” që sajuan këtë lojë, ishin vetë shtetarët.

Pra, nuk mund të flitej për verifikim e hetim, mbasi kupola e shtetit që e bëri këtë pazar, nuk mund të hetonte veten, po as KLSH, prokuroritë e gjykatat nuk mund të vepronin, mbasi shefat e tyre jo vetëm vareshin nga pushteti, por kishin familjarë të punësuar në shtet dhe në KESH, OSHEE, CEZ e OST.

Psh., CEZ dhe shteti operuan për rreth 2 vite në paqe, gjersa më 2011-ën, filluan acarimet me qeverinë “Berisha-Meta”; ndërsa në vitin 2012, CEZ shpalli paaftësinë financiare për të blerë energji nga importi.

Në skenën e pazareve, doli përsëri KESH, dmth., shteti, si  “shpëtimtar” financues për të paguar importet në favor të kompanisë çeke CEZ, ndërsa paralel me to, filloi skenari i penaliteteve nga Enti Rregullator i Energjisë.

Pak muaj më vonë, shteti mori në administrim kontrollin e kompanisë CEZ, duke i hapur kështu rrugë të lirë, ankiminit ligjor të CEZ brenda Shqipërisë e në arbitrazhin ndërkombëtar, për prishje të njëanëshme kontrate e humbje financiare.

Këtu filloi loja e pazareve të pista KESH-CEZ-Qeveri, që i vodhi buxhetit të shtetit miliona Euro; shkaktuar nga Berisha-Meta në pushtet 2009-2013 dhe e dirigjuar e realizuar nga Rama-Meta në pushtetin 2013-2017. (vijon)./Pamfleti

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Forum

Pse Sali Berisha nuk ka qenë kurrë te varri i Havzi Nelës dhe si po shkel mbi gjakun e tij?!

10/08/2022, 21:20
Kryesore

“Jam çun i Pazarit të Ri, i bie më të fortit”/ Meta kërcënon Ramën për dosjen e Sigurimit: Nuk porosis unë njerëz, do të thyej vetë në mes

10/08/2022, 19:35
Aktualitet

Arjan Tase milioner, Ngjela: Tregon qartë bashkëpunimin e policisë me krimin, do shtrihen hetimet apo do të jetë rast i izoluar?

10/08/2022, 18:27
Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare

Si u eliminuan dëshmitarët e aferave të Metës e Berishës: nga Trebicka e Remzi Hoxha, te Qazim Tepshi, Zamir Stefani e Belegu

10/08/2022, 18:08
Bota

Trump thirret në prokurori pas bastisjes së banesës, përdor Amendamentin e Pestë për të shmangur marrjen në pyetje

10/08/2022, 17:28
Kryesore

Shqiptarët paskan folur kot, Bledi Çuçi prej 10 ditësh me pushime; tragjedia e Himarës nuk e ngriti nga shezlloni

10/08/2022, 16:12
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Në auditor vetëm të vaksinuarit, studentët përplasen me policinë

Arditi shpreh simpatinë për Beniadën, ja çfarë pret të ndodhë

Lajmi i Dites

  “The countdown”/  Departamenti Amerikan i Shtetit fillon numërimin mbrapsht për Edi Ramën

  “The countdown”/  Departamenti Amerikan i Shtetit fillon numërimin mbrapsht për Edi Ramën

10/08/2022, 10:56

Lajmet e fundit

Përfundon pjesa e parë/ Festë në Helsinki, Alaba i jep avantazhin Realit dhe zhbllokon finalen e Superkupës së Europës (Video)

Përfundon pjesa e parë/ Festë në Helsinki, Alaba i jep avantazhin Realit dhe zhbllokon finalen e Superkupës së Europës (Video)

10/08/2022, 21:50

Kush e pengon rifreskimin e elitës politike në Shqipëri?

10/08/2022, 21:45

Njohja reciproke Kosovë-Serbi/ Serwer: Duhet edhe një vit për të bërë gati terrenin

10/08/2022, 21:40

SHBA zbulon komplotin për vrasjen e John Bolton, Irani pagoi 300 mijë dollarë për “kokën” e tij

10/08/2022, 21:37
Rikthim i bujshëm për Skënderbeun, paqe në 2 miqësoret juglindore

Rikthim i bujshëm për Skënderbeun, paqe në 2 miqësoret juglindore

10/08/2022, 21:35

E rëndë në Fier/ 14-vjeçarin e merr rrjedha e lumit, dyshohet të jetë mbytur

10/08/2022, 21:30
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In