Sport 4 Shkurt 2023, 15:47

Hap fals i Arsenalit në garën për titullin, “klubi me drejtuesit më të këqij” mposht ‘Topçinjtë’ e Londrës

Shkruar nga Pamfleti
Hap fals i Arsenalit në garën për titullin, “klubi me

Hap fals i Arsenalit në garën për titullin, “klubi me drejtuesit më të këqij” mposht ‘Topçinjtë’ e Londrës

Arsenali është mposhtur nga Evertoni në transfertë me rezultatin 1-0, në sfidën e vlefshme për javën e 22 të Premier Ligës.

Këtë takim e vendosi goli i shënuar nga Tarkovski në minutën e 60, i cili pas një krosimi në zonë nga goditja e këndit, e çoi topin me kokë në rrjetë.

Kështu “Topçinjtë” e Artetës hedhin një hap fals në garën për titull, me Mançester Sitin që qendron vetëm 5 pikë larg. Nga ana tjetër, Evertoni ka dalë për momentin nga zona e mbijetesës, me trajnerin Shënn Dajç që debuton me fitore.

Para ndeshjes, tifozët i bënë të qarta mendimet e tyre për hierarkinë e klubit. Mbështetësit marshuan në rrugët përreth “Goodison Park” me pankarta që kritikonin mënyrën se si klubi po menaxhohet nga bordi.

Një aeroplan madje fluturoi mbi stadium menjëherë pas fillimit të takimit, duke i cilësuar drejtuesit e Evertonit se janë më të këqijtë e kampionatit anglez. Kryetari Bill Kenrajt, pronari Farhad Moshiri dhe shefi ekzekutiv Denis Barret-Baksendal ishin objektivat kryesorë të protestës.

Në pankarta shkruhej “bordi plot me gënjeshtarë” dhe “koha juaj mbaroi, largohuni nga klubi ynë”. Bordi i Evertonit nuk është i pranishëm në ndeshjen me Arsenalin, pasi ata janë këshilluar sërish të qendrojnë larg për arsye sigurie.

Sport Arsenal Everton Premier Liga