Aktualitet30 Tetor 2022, 10:26

Hap rrugën, qen!

Shkruar nga Pamfleti
Hap rrugën, qen!

Hap rrugën, qen!

Makina me shpejtësi të llahtarshme, makina që të thonë nga pas hap rrugën qen, duke të thënë shenja me drita, vetura që i ngjiten 10 cm bishtit të tjetrës, gara me vetura, parakalime nga e djathta, hyrje në rrugën kryesore në mënyrë të gabuar, tmerr, o po them tmerr!

Shkruan Artan Fuga

Te mos jenë policët rrugorë në akset e qarkullimit?

Mirë mo mirë bëni si përjashta shtetit, si modernë, por vetëm rrugën Tiranë – Durrës të bësh sheh se ajo është një xhungël, një kasaphanë e mundshme, një tmerr.

Makina me shpejtësi të llahtarshme, makina që të thonë nga pas hap rrugën qen, duke të thënë shenja me drita, vetura që i ngjiten 10 cm bishtit të tjetrës, gara me vetura, parakalime nga e djathta, hyrje në rrugën kryesore në mënyrë të gabuar, tmerr, o po them tmerr!

Dhe problemi është se policët e gjorë nuk e shohin këtë situatë sepse kur janë ata të gjithë çmendanikët bëjnë si të urtë dhe ngasin javash!

Po ca femra që me shpejtësi rakete, aman o Zot!

As ata që udhëtojnë me eskortë nuk e shohin këtë gjendje, por ta provojnë njëherë të udhëtojnë si njerëz normalë dhe ta shohin!

Mos krijoni zona ku ligji as sheh, as dëgjon, as vepron se do të vrisni njerëz!

Palé si e kanë shtruar tani e meremetuar gropat! Hidh asfalt, me nivele të ndryshme, lëkundet makina si me qenë në garat për në Marakesh mes shkretëtirës. Boo, aksin kryesor të vendit, ta asfaltosh ashtu!

Forum #Hap rrugën Artan Fuga qen