Dosja e zezë14 Gusht 2022, 20:22

Hapat/ Si do zbërthehet dosja e Ilir Metës dhe rruga që do ndiqet për t’i mbyllur dyert e Bashkisë së Tiranës dhe Parlamentit

Shkruar nga Pamfleti
Hapat/ Si do zbërthehet dosja e Ilir Metës dhe rruga që do ndiqet

Sesioni i ri parlamentar pritet të ndezë një konflikt të ri mes Ilir Metës dhe Edi Ramës. Ish-presidenti akuzohet se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe kjo gjë do jetë objekt debati në shtator.

Meta e ka kërcënuar disa herë Ramën, por ky i fundit nuk reagon dhe sinjalet janë se dosja e Metës do jetë kryefjala e këtij sesioni parlamentar.

PS synon që ta nxjerrë Metën tërësisht nga politika. Se sa do ja dalë nuk dihet, pasi kemi parë shpesh herë që në fund Rama ka bërë pazare me Metën. Edhe vjet u nisën për ta shkarkuar, po në fund u tërhoqën në Kushtetuese.

Gjithsesi, janë dy ligje, të cilët i japin goditje të fortë Metës. PS propozon që në ndërhyhet në Kodin Zgjedhor si dhe në ligjin për dosjet e Sigurimit.

Përmes ndërhyrjeve në këtë të fundit, PS heq kufizimin i cili ndalon verifikimin e personave që kanë qe subjekt i komisioneve Bezhani dhe Mezini. Pra do shfuqizohet pika 4 e nenit 29, ku thuhet: “Autoriteti nuk administron kërkesat për informacion për zyrtarët që propozohen të emërohen ose ngrihen në detyrë në institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike kur ata kanë marrë certifikatën e pastërtisë së figurës nga institucionet përgjegjëse, sipas ligjit nr. 8001, datë 22.9.1995, “Për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare”, si dhe ligjit nr. 8043, datë 30.11.1995, “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik””.

Momentalisht dosja e Metës nuk mund të verifikohet sepse ai ka qenë subjekt i komisioneve “Mezini” e “Bezhani”. Në momentin që ky nen shfuqizohet, atëherë doja zhbllokohet. Ligji lejon studiues e gazetarë që të kërkojnë të dhëna dhe ajo do jetë lehtësisht e aksesueshme.

Elementi tjetër është se PS kërkon që t’i mbyllë Metës derën e Kuvendit dhe të Bashkisë së Tiranës. Kreu i Partisë së Lirisë, ditët e fundit ka dhënë sinjale se mund të kandidojë në zgjedhjet që vijnë për bashkinë e kryeqytetit. Meta më shumë e ka fokusuar shënjestrën te Veliaj sesa te Rama këto ditë. Por në propozimin e PS për ndryshimin e Kodit Zgjedhor përcaktohet që nuk do lejohen në pushtetin vendor dhe qëndron personat që rezultojnë bashkëpunëtorë të Sigurimit.

Subjekti zgjedhor, 70 ditë para datës së zgjedhjeve, për listën e kandidatëve, për deputet, për kryetar bashkie dhe për këshillat vendorë, paraqet kërkesën dhe formularin e plotësuar të aplikimit pranë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në lidhje me ekzistencën për ta, të informacioneve në dokumente të ish-sigurimit të shtetit, për qëllime të transparencës së pastërtisë së figurës”, thekson ligji.

Ndërkohë kemi dhe deputetët e opozitës të cilët kanë dhënë sinjale se mbështesin këtë nismë. Ligjet kërkojnë 84 vota dhe duhet mbështetja e opozitës. Nëse Rama siguron mbështetjen tyre dhe nëse vërtet Meta rezulton bashkëpunëtor, atëherë ish-presidentit i mbyllet dera e Bashkisë së Tiranës dhe e Parlamentit. /Pamfleti

Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare dosje Meta spiun