Sport16 Nëntor 2022, 20:21

“Hapen kartat” e miqësores së luksit, Broja dhe Uzuni në krye të sulmit kuqezi

Shkruar nga Pamfleti
“Hapen kartat” e miqësores së luksit, Broja dhe Uzuni

“Hapen kartat” e miqësores së luksit, Broja dhe Uzuni në krye të sulmit kuqezi

Shqipëria përballet me Italinë në një miqësore luksi, që do t’i shërbejë trajnerit Reja apo pasardhësit të tij, për të kuptuar gjendjen e futbollistëve para eliminatoreve të “EURO 2024” në raport me një kombëtare të madhe.

Italianët nuk janë pjesë e Botërorit, ndaj do të provojnë disa të rinj në ekip. Por ndërkohë, edhe në radhët e Shqipërisë ka ndryshime të mëdha si pasojë e mungesave.

Në prapavijë spikasin emra si Mihaj dhe Kumbulla. Mesfusha ka mjaft cilësi me Bajramin dhe Baren. Në sulm qëndrojnë emra si Uzuni dhe Broja.

Në krahun tjetër, Kombëtarja Axurre ka preferuar të luajë me disa elementë të rinj. Sfida po pritet me padurim nga tifozët.

Sport formacioni zyrtar Italia Shqipëria