Aktualitet12 Korrik 2019, 08:49

Hapen sot kutitë e votimit, 11 KZAZ në Lezhë rezultojnë me probleme

Shkruar nga Pamfleti
Hapen sot kutitë e votimit, 11 KZAZ në Lezhë rezultojnë me

Hapen sot kutitë e votimit, 11 KZAZ në Lezhë rezultojnë me probleme

Sot do të hapen 11 kuti votimi në qytetin e Lezhës. Ky vendim erdhi një ditë pasi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi kërkesën ankimore të Partisë Konservatore.

Kandidati për Bashkinë Lezhë, Eduard Ndocaj nga Partia Konservatori, kërkoi dje konkretisht hapjen e kutive në 11 qendra votimi me dyshimet se ka më shumë vota sesa votues.

Në mbledhjen e djeshme të KQZ-së ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Eridian Salianji, i cili mbështeti kërkesën e paraqitur nga subjekti zgjedhor. Çështja u bë më e nxehtë për një qendër votimi, ku në kuti kishin gjetur 20 vota më shumë se sa votues, ndërsa në qendrat e tjera, parregullsia qëndronte në 1 deri në 3 vota.

QENDRAT E VOTIMIT ME PROBLEME

QV 727- rezultojnë 138 votues dhe 139 vota në kuti
QV 770- rezultojnë 70 votues dhe 69 vota në kuti
QV 705- rezultojnë 67 votues dhe 68 vota në kuti
QV 686- rezultojnë 52 votues dhe 53 vota në kuti
QV 7091- rezultojnë 127 votues dhe 128 vota në kuti
QV 7141- rezultojnë 162 votues dhe 163 vota në kuti
QV 7142- rezultojnë 164 votues dhe 166 vota në kuti
QV 7171- rezultojnë 141 votues dhe 142 vota në kuti
QV 7294- rezultojnë 215 votues dhe 216 vota në kuti
QV 740- rezultojnë 203 votues dhe 223 vota në kuti
QV 7403- rezultojnë 148 votues dhe 149 vota në kuti

Aktualitet