Aktualitet18 Qershor 2022, 11:02

· Tirana

Shkruar nga Pamfleti
· Tirana

Në panair ekspozojnë produktet e tyre dhjetëra pjesëmarrës, të cilët janë prodhues pjesësh automotive, koncesionarë të mjeteve elektrike, sipërmarrës të rinj, prodhues aksesorësh, të lidhura me këtë sektor, duke krijuar sipas organizatorëve “një mundësi unike për shkëmbim eksperiencash, bashkëpunime të reja, si dhe një eksperiencë ndërkombëtarizimi”.

Nga data 17-18-19 Qershor 2022, vjen për të gjithë pasionantët e botës automotive, shfaqja e modeleve dhe markave më të njohura të mjeteve në automotive Fair Albania, Expocity, Tiranë.

Edicioni i parë i panairit të industrisë automotive në Shqipëri vjen këtë verë, për publikun e vendit dhe rajonit. Në ambientet e Expocity në Tiranë përgjatë datave 17-19 Qershor 2022, do të zhvillohet Automotive Fair Albania, organizuar nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në ceremoninë e hapjes së panairit në ambientet e “Expocity” në Tiranë ishte edhe kryeministri Shqipërisë, Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij iu bëri thirrje qytetarëve që ta vizitojnë panairin, pasi sipas tij “ky aktivitet ka një profil shumë të veçantë”.

“Është një panair shumë i veçantë, i pari i këtij lloji në vendin tonë, ku ekspozohen gjëra shumë tërheqëse, por ku gjen hapësirë dhe një industri e cila po rritet dhe tek e cila ne besojmë dhe duam të shtyjmë edhe më shumë në të ardhmen e afërt, në mënyrë që të krijojmë edhe më shumë hapësira dhe vende pune cilësore”, tha Rama.

Në aktivitet ishin të pranishëm edhe ministra, zyrtarë të tjera, si dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme të biznesit nga rajoni dhe më gjerë.

Panairi  organizohet nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në Qeverinë e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor të Shqipërisë.

Ky panair do të jetë një vitrinë rajonale për sipërmarrjet më novatore në trojet shqipfolëse, dhe një urë ndërlidhëse midis të gjithë operatorëve dhe aktorëve të industrisë së automobilizimit, duke ofruar mundësi të reja investimi në industrinë e automobilizmit, promovimi dhe njohje.

Ndërkohë aktivitetet e fundjavës do të sjellin dimensione të tjera të pasionit për automotorizimin, teknologjinë dhe modernitetin, për mjetet me vlera historike dhe tema të ndjeshme si siguria rrugore dhe mjedisi.

Ky panair do të zhvillohet në kuadër të rritjes së investimeve të huaja në industrinë e automobilizmit, krahas identifikimit të fushave të novacionit do të mundësohet dhe lidhja e praktikantëve dhe profesionistëve të rinj me subjektet pjesëmarrëse. Rrjeti i operatorëve vendas e rajonalë, do të prezantojë produkte dhe shërbime të ofruara, ndërsa prezenca e ekspertëve ndërkombëtarë do të jetë një mundësi unike për shkëmbim përvojash, shikueshmëri, bashkëpunime të reja, si dhe një eksperiencë ndërkombëtarizimi që vjen në momentin e duhur.

Ndërsa dëgjesat dhe diskutimet do t’i kushtojnë vëmendje të veçantë mjeteve elektrike, zhvillimit të qëndrueshëm, digjitalizimit të bizneseve, Sigurisë Rrugore dhe ndërgjegjësimit; në hapësira të veçanta të Expocity, panairi do të animohet nga aktivitete motorsporti, car meeting, ekspozim i mjeteve Retro me muzikë dhe argëtim, informon ATSH, transmeton Pamfleti.

Në panair ekspozojnë produktet e tyre dhjetëra pjesëmarrës, të cilët janë prodhues pjesësh automotive, koncesionarë të mjeteve elektrike, sipërmarrës të rinj, prodhues aksesorësh, të lidhura me këtë sektor, duke krijuar sipas organizatorëve “një mundësi unike për shkëmbim eksperiencash, bashkëpunime të reja, si dhe një eksperiencë ndërkombëtarizimi”.

Në kuadër të panairit do të organizohen edhe aktivitete të ndryshme argëtuese, promovimi dhe ekspozim i mjeteve historike “Retro”.

Gjatë ditëve të panairit do të organizohen edhe takime që sipas organizatorëve do të shërbejnë si urë ndërlidhëse për mundësi të reja investimi në industrinë e automobilizmit.

 

Tirana