alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Hapet ekspozitë në Prishtinë – autoktonia shqiptare në Sanxhakun e Pazarit të Ri

17/06/2022, 19:59
ne Kulture
A A
Hapet ekspozitë në Prishtinë - autoktonia shqiptare në Sanxhakun e Pazarit të Ri

Hapet ekspozitë në Prishtinë - autoktonia shqiptare në Sanxhakun e Pazarit të Ri

Në Muzeun Kombëtar të Kosovës është hapur ekspozita ‘Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare” e cila është projekt i shoqatës “Kosova për Sanxhakun” përkrahur nga shoqata humanitare “Sali Çekaj” në Gjermani, përmes të cilës organizatorët po synojnë të paraqesin trashëgiminë kulturore të Sanxhakut të Pazarit të Ri përmes fotografive, shkruan KultPlus, transmeton Pamfleti.

Kjo ekspozitë me kurator Ismet Azizi do të implementohet në fushën e trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore, i cili do t’i ekspozojë fotografitë të cilat tregojnë autoktoninë shqiptare në Sanxhakun e Pazarit të Ri.


-Lexo edhe:

Ngre siparin “MIK Festival”, Inva Mula: Qëllimi im, promovimi i të rinjve

Stefan Çapaliku zbulon ish të dashurën serbe të Martin Camajt: Ishin çifti më i bukur i gjithë universitetit të Beogradit

Në hapjen e ekspozite foli vetë kuratori Azizi i cili thotë se e ka pritur me padurim ditën kur kjo ekspozitë do të hapet edhe në Kosovë.

“Ka një vit që kur ne e kemi shfaqur këtë ekspozitë nëpër treva të tjetra shqiptare si në Mal të Zi, Shqipëri e Maqedoni, por kjo sot e ka peshën e saj më të madhe sepse për herë të parë në Kosovë shfaqet një ekspozitë për një trevë tonën të lënë anash, sanxhaku me 8 mijë kilometra katror, me 90% popullsi me prejardhje shqiptare, ku ende frymon gjuha pjesërisht, por kultura shpirtërore e atij  populli frymon shqip.”, u shpreh Azizi.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Ai më tutje shton se kjo ekspozitë ka pasë jehonë shumë të madhe sidomos në Mal të Zi, Ulqin, Tuz, Malësi të madhe, Shkodër, Lezhë, Tiranë, Lushnje.

“Kjo ekspozitë është një dokument që më shumë ka nevojë për shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë e Shqipërisë sesa për vetë shqiptarët e Sanxhakut, sepse ata sytë i kanë tek ne dhe ne duhet ta kthejmë kokën dhe të dimë më shumë për ta”– shtoi kuratori i cili më pas tha se shpreson që kjo ekspozitë të rrugëtojë edhe në qytete të tjera të Kosovës.

Ndërkaq i pranishëm në këtë ekspozitë ishte edhe historianin Hakif Bajrami i cili e konsideron shumë të rëndësishme hapjen e kësaj ekspozite si një urë-lidhëse mes Kosovës dhe Sanxhakut.

“Kjo ekspozitë është mjaft e qëlluar sepse i shërben afrimit të Kosovës me Sanxhakun edhe për një fakt shumë të rëndësishëm që sa më thellë në histori nëse shkojmë, bashkimi, puna, aktiviteti mes Kosovës dhe Sanxhakut ka qenë gjithmonë i përbashkët. Të njëjtin front, kundër të njëjtit okupator, kundër të njëjtave probleme, kështu që me mbajt gjallë përmes fotografisë, fjalës, shkrimit dhe dokumenteve është një borxh që ja kemi të kaluarës, që t’ju tregojmë gjeneratave të tjera”- tha Bajrami për KultPlus, i cili për fund dha porosinë që Sanxhaku duhet të orientohet kah Tirana dhe Prishtina, në një pjesë të madhe, jo ta injorojnë Sarajevën dhe Stambollin por adresën kryesore ta kenë Prishtinën dhe Tiranën për faktin se ajo pjesë ka qenë shqiptare, ka folur shqip, ka jetuar me plisa, tregojnë edhe fotografitë.

Ekspozita do të ndikojë në masë të duhur tek studentët aktual dhe te ata që vijnë që të merren me studimin e këtij rajoni. Ekspozita mendohet të jetë një kontribut i madh  në ngritjen e vetëdijes kombëtare  shqiptare në këto vise të cilat pothuajse janë krejtësisht të asimiluara.

tona
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kulture

Ngre siparin “MIK Festival”, Inva Mula: Qëllimi im, promovimi i të rinjve

01/07/2022, 22:25
Stefan Çapaliku zbulon ish të dashurën serbe të Martin Camaj: Ishin çifti më i bukur i gjithë universitetit të Beogradit
Kulture

Stefan Çapaliku zbulon ish të dashurën serbe të Martin Camajt: Ishin çifti më i bukur i gjithë universitetit të Beogradit

28/06/2022, 22:11
Kulture

Telegramet e urimxhinjve

28/06/2022, 20:45
Gjendet statuja e Perëndeshës 'Artemis' në Durrës
Kulture

Gjendet statuja e Perëndeshës Artemis në Durrës

28/06/2022, 20:05
Kulture

Gazi nën litar

28/06/2022, 16:51
Kulture

A ra Kostandinopoja sepse dikush harroi të mbyllte portën e qytetit?

28/06/2022, 15:10
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Ambasadori i Ukrainës në Serbi: Rusia e sheh Ballkanin si “front rezervë”, kërkon ta destabilizojë!

Ambasadori i Ukrainës në Serbi: Rusia e sheh Ballkanin si “front rezervë”, kërkon ta destabilizojë!

Ekspozitë në 140-vjetorin e lindjes së Fan Nolit

Lajmi i Dites

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: presion nga deputetët për kabinet politik

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: presion nga deputetët për kabinet politik

01/07/2022, 10:30

Lajmet e fundit

Fjalimi 5-minutësh i Kurtit te ambasada e ShBA-së: Fjala virtyt gjendet 6 mijë herë në arkivat amerikane

01/07/2022, 23:45

Propozimi i ri francez mbështetet nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut

01/07/2022, 23:36

Nga Prishtina gjer në Meksikë

01/07/2022, 23:22

Në Byron Kosovare të Sigurimeve vazhdon anarkia

01/07/2022, 23:14

Meta i premton mbështetje Berishës për protestën, LSI: Më 7 korrik të gjithë në shesh

01/07/2022, 23:04

“Meta thotë se është i pastër si floriri, Berisha pasurinë e ka me djersë”, Ilir Demalia ironizon “ndershmërinë” e pushtetarëve

01/07/2022, 22:52

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In