
Hapet gara për drejtimin e Teatrit Eksperimental, kandidatët prezantojnë platformat
Pas thirrjes nga Ministria e Kulturës për hapjen e garës për drejtimin e Teatrit Eksperimental, kandidatët e rinj prezantojnë sot platformat në Ministri të Kulturës.
Ata janë: Genc Fuga, Indrit Çobani, Gjergj Prevazi, Ema Andrea dhe Ledion Zoi.
Ndërsa në komisioni që bën vlerësimin e platformave marrin pjesë: Berina Kokona; Altin Basha; Agim Bajko; Ejana Xhixha nga Drejtoria e Përgjithshme e Ministrisë; dhe Irena Prici, Drejtoreshë e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit Kulturor në Ministrinë e Kulturës.