Kronike 4 Tetor 2018, 19:48

Hapi zjarr ndaj policisë, qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Itali

Shkruar nga Pamfleti
Hapi zjarr ndaj policisë, qëllohet me plumb në kokë

Një shtetas shqiptar është  vrarë në Itali gjatë një grabitje. Sipas medieve italiane, shqiptari së bashku me dy persona të tjerë kishin grabitur një biznes në Ponte Felcino dhe po tentonin që të largoheshin me shpejtësi pas rënies së alarmit.

Autorët hapën zjarr dhe tentuan që të largohen, por policia u kundërpërgjigj duke lënë të vdekur njërin prej tyre, ndërsa dy të tjerët u arratisën.

Shqiptari u gjet i vdekur ne plumb në kokë në orët e para të mëngjesit, identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur nga autoritetet italiane, ndërsa vijon puna për të arrestuar dy persona në kërkim.

Kronike Hapi zjarr ndaj policisë vritet shqiptari