Politike21 Shtator 2022, 13:03

Hapja e Dosjeve, Fatmir Mediu kundër: Ka sajesa nga ish sigurimi

Shkruar nga Pamfleti
Hapja e Dosjeve, Fatmir Mediu kundër: Ka sajesa nga ish sigurimi

Në komisionin e Ligjeve u diskutua projektligji i PS-së, por edhe PD-së për hapjen e Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu kërkoi që dosjet të hapen për të gjithë, me përjashtim të ish-të përndjekurve. Deputeti e argumentoi kështu kërkesën e tij.

“Nuk mund të rihapen dosjet për ish-të përndjekurit, pasi ka histori dhe sajesa brenda familjeve nga sigurimi.

Mos u shtojmë mundimin brenda familjeve. Shtresën e të përndjekurve duhet ta përjashtojmë për të mos u shtuar më shumë dhimbje” kërkoi ai.

Ndërkohë, kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka i kujtoi Mediut se ai ka votuar kundër edhe më herët për hapjen e dosjeve dhe jo vetëm për ish të përndjekurit.

Politike Fatmir Mediu hapja e dosjeve Komisioni i Ligjeve