Politike21 Shtator 2022, 19:01

Hapja e dosjeve, Murrizi: 32 deputetë kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit

Shkruar nga Pamfleti
Hapja e dosjeve, Murrizi: 32 deputetë kanë qenë

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi është shprehur se 32 deputetë kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Këtë e tha në një intervistë për “Euronews Albania”, kur u pyet për nismën e marrë nga PS për hapjen e dosjeve.

Ça fitojmë ne me hapjen e dosjes? Ne i dimë kush janë spiunët. Ata duhet të shporren nga administrata.

Gjithë sistemi i drejtësisë komandohet sot, nga shkolla e magjistraturës, Gjykata e lartë, KLGJ  nga ish gjyqtarë e prokurorë që u kanë shkulur thonjtë njerëzve me tortura. Ky është një amoralitet i dukshëm i kësaj klase politike. Pse i kanë lejuar? Sepse ka brenda spiunë. Sot që flasim janë 30 deputetë spiunë. Do i shihni te votimet. Ata që janë spiunë nuk do e votojnë ligjin e spiunëve”, theksoi Murrizi.

Sot PS e PD ranë dakord në parim për hapjen e dosjeve të Sigurimit. Demokratët këmbëngulin që të ketë një deklasifikim të gjerë. Mbetet të shihet nëse socialistë do e pranojnë nen për nen një gjë të tillë. Nëse ndodh kjo, pritet që të dalin në dritë sekretet e errëta të ish-Sigurimit të Shtetit.

Politike dosje Murrizi