Aktualitet18 Korrik 2022, 18:48

Hapja e dosjeve të bujshme, zyrtarja e lartë e DASH vizitë blic në Tiranë; mesazh SPAK dhe BKH të godasin në të gjithë nivelet

Shkruar nga Pamfleti
Hapja e dosjeve të bujshme, zyrtarja e lartë e DASH vizitë blic

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë intensifikuar lëvizjet sa i takon avancimit të reformës në drejtësi, luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sot ka mbërritur në Tiranë, Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Ambasadorja Lisa Johnson.

Ajo ka pasur takime me të gjithë krerët e sistemit të drejtësisë në vend, ku është imformuar mbi punën e secilit organ, duke filluar nga SPAK, KLGJ, KLP organet e vetingut, etj.

Zyrtarja e lartë e DASH ka pasur një vizitë në Prokurorinë e Posaçme, ku është takuar me kreun e saj Arben Kraja dhe me drejtuesen e BKH, Aida Hajnaj. Mësohet se një rëndësi i është kushtuar luftës ndaj korrupsionit në nivele të larta. SHBA ka garantuar se ata janë mbështetë shumë të fortë të SPAK dhe kanë inkurajuar që të mos tolerohet asnjë zyrtar. Po ashtu ajo ka përgëzuar prokurorët për hetimin e ish-ministrave dhe ish-deputetëve, teksa ka kërkuar që të vijohet në të njëjtën mënyrë.

Jemi krenarë për bashkëpunimin me Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion. SPAK po tregon rezultate me arrestime, hetime dhe dënime për ministra, deputetë, gjyqtarë, prokurorë, kryebashkiakë, figura të krimit të organizuar, etj. Përgëzime Kreut të SPAK Arben Kraja dhe Drejtoreshës së BKH-së Aida Hajnaj.

U takova me hetuesit e BKH-së. Gjysma e tyre kanë përfunduar trajnimin disa javë më parë – përfshirë edhe trajnim një mujor të specializuar me FBI-në. Ata janë patriotë të përkushtuar dhe plot energji të cilët do ta ndjekin krimin në çdo vend dhe do ti bëjnë shqiptarët krenarë.

SHBA ka mbështetur nga afër SPAK në çdo hap të saj, nga ngritja tek rekrutimi dhe fillimi i punës. Presim me kënaqësi të takohemi sërish muajin tjetër gjatë vizitës së tyre në Uashington dhe Akademinë e FBI-së në Quantico, Virginia”, tha ambasadorja Lisa Johnson, njoftoi ambasada amerikane.

Po sot zyrtarja e DASH u ndal në Ministrinë e Drejtësisë. Ambasadorja ka shprehur mbështetjen e SHBA për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Ajo e bëri të qartë se reforma në drejtësi është prioritet për amerikanët.

Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Ambasadorja Lisa Johnson është në një vizitë zyrtare në Tiranë. Sot ajo u takua me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për të biseduar mbi mbështetjen e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi që vijon. Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar ndaj reformës në drejtësi dhe luftës së Shqipërisë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve. Ndërsa festojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ne qëndrojmë krah për krah me Shqipërinë”, njoftoi ambasada e SHBA.

Aktualitet Kraja SPAK