
Përfaqësues i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell ka reaguar me anë të një postimi në ‘Twitter’ lidhur me propozimin e ri francez ku tregoi mbështetjen ndaj këtij propozimi.
Borrell u shpreh se e mirëpresin propozimin franceze për kompromis mes Shkupit dhe Sofjes duke shtuar se ky është një moment për të ecur përpara në sjelljen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Mirëpresim propozimin e kompromisit të paraqitur nga Presidenca Franceze Emmanuel Macron, e cila tani do të konsultohet më gjerësisht në Shkup. Ky është një moment për të ecur përpara në sjelljen e Ballkanit Perëndimor në BE”, shkruan Borrell.