Bota14 Maj 2019, 19:41

Haradinaj: Dialogu me Serbinë tashmë është në duar të sigurta, s’rrezikohet ndarja

Shkruar nga Pamfleti
Haradinaj: Dialogu me Serbinë tashmë është në duar

Haradinaj: Dialogu me Serbinë tashmë është në duar të sigurta, s’rrezikohet ndarja

Pas shumë përplasjeve e akuzave në adresë të Federica Mogherinit, kryeministri Ramush Haradinaj, thotë se tashmë dialogu është në duar të sigurta.

Kjo, ngase sipas tij, nuk ka rrezik për ndarje të Kosovës, raporton KTV.

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri ka thënë se nivelet më të larta të BE-së janë detyruar që të mos ia besojnë Mogherinit udhëheqjen e dialogut.

Haradinaj ka komentuar edhe prezencën e ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në iftarin e shtruar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Ambasadoren Çitaku, Haradinaj e kishte akuzuar se nuk e ka paraqitur qëndrimin e tij karshi dialogut me Serbinë.

Në mbledhjen e qeverisë, ministri i Infrastrukturës njoftoi se përurimi i autostradës “Arbën Xhaferi”, do të bëhet më 29 maj./Koha.net

Rajoni dialogu me Serbinë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj