Kosova 3 Gusht 2019, 14:40

Haradinaj homazhe në Shqiponjë: Nuk dorëzohem para askujt! Nuk kemi kryer amanetin e dëshmorëve, nëse s’jemi 100% sh

Shkruar nga Pamfleti
Haradinaj homazhe në Shqiponjë: Nuk dorëzohem para askujt! Nuk

Haradinaj homazhe në Shqiponjë: Nuk dorëzohem para askujt! Nuk kemi kryer amanetin e dëshmorëve, nëse s'jemi 100% shtet

Kryeministri i dorëhequr i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka bërë homazhe në Shqiponjë në nderim të dëshmorit Idriz Gucati, martirëve Zize Syla, Ukshin Hamza, Arif e Sejdi Kosumi dhe dëshmores Aze Brahimaj.

Nga atje, ka thënë se ka njerëz që dorëzohen para pengesave dhe lëshojnë rrugë, porse ai, nuk dorëzohet para askujt dhe do t’i kryej punët në vend qind për qind. Nuk ka përmendur emra se kujt i është drejtuar kështu.

Siç njofton kumtesa për media, Haradinaj tha se Shqiponja është vend që mburret para kombit për luftën, për atë që ka bërë për liri, për komandantët, për luftëtarët e shquar që i ka.

“Edhe kjo ditë e sotme, edhe ky kujtim i sotëm, është pjesë e kësaj lavdie, ku janë flijuar në trojet e veta, në shtëpitë e veta, vetëm për faktin se Shqiponja nuk është përkulur dhe nuk është thyer asnjëherë në rrugën për liri”, tha Haradinaj, duke shtuar se janë shumë bashkëluftëtarë të gjallë të Shqiponjës, prind të dëshmorëve dhe fëmijë të dëshmorëve, dhe është nder kur nderojmë të rënët për liri.

Para të pranishmëve tha se ka qenë një rrugë e gjatë për të ardhur deri te liria dhe sa e vështirë ka qenë ajo rrugë e di edhe Shqiponja.

“Kujtesa jonë historike na tregon sa herë është dashur ta paguajmë me jetë të njerëzve tanë që të mbesim në këto troje. Por, edhe rruga nga liria e deri sot nuk ka qenë e lehtë, është me pengesa, por është çështje e zgjidhjes që e bëjnë njerëzit.

Disa njerëz pranojnë të dorëzohen para pengesave dhe ata lëshojnë rrugë, disa njerëz nuk i pranojnë pengesat dhe kryejnë punë. Unë jam për t’i kryer punët e këtij vendi qind për qind. Kush lodhet, kush nuk mundet ka hije, por kush mundet duhet të vazhdojë të punojë e t’i kryejë punët e këtij vendi. Lavdi e përjetshme heronjve dhe martirëve që kujtojmë sot”, tha Haradinaj./ZËRI

Prishtine kryeministri i dorëhequr i Kosovës Ramush Haradinaj